Një i ri është vënë në pranga nga policia pasi është kapur me mijëra euro të falsifikuara. Policia ka bërë të ditur se Gentian Oshafi është arrestuar me 30.700 euro euro, të falsifikuara. Këto para do të shërbenin si parapagesë, për blerjen e një sasie lënde narkotike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.11.2015, nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Dorëzimi”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Gentian Oshafi, 28 vjeç, banues në fshatin Blacë, të rrethit Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në fshatin Lozhan, gjatë kontrollit të automjetit tip “Fiat” me targa AA 455 GH, që ky shtetas drejtonte, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale :

A- 30.700 kartmonedha Euro, të prerjeve 100 dhe 200 Euro, të dyshuara të falsifikuara.

B- 1 automjet.

C- 2 aparate celulare.

D- 1 pasaportë.

Sqarojmë se, ky shtetas, shumën me kartëmonedha Euro, të dyshuara si të falsifikuara, dyshohet se do ta përdorte si parapagesë, për blerjen e një sasie lënde narkotike.

Gentian Oshafi, këtë shumë, e kishte vendosur, në një çantë të vogël personale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Falsifikim i monedhave”.

Loading...