‘Do ta tërheqim zvarrë Edi Ramën’, pas vendimit të gjykatës shpërthejnë familjarët e protestuesve

Gjykata e Kukësit e mbledhur në Tiranë la në burg 11 prej protestuesve në rrugën e Kombit.

Pas verdiktit të gjykatës, deputetët e Partisë Demokratike dhe të pranishmit në sallë kanë kundërshtuar në kor duke thjerrë: “turp”, “turp” “turp”.

“Gjykatësja dha vendimin që i ka kërkuar Edi Rama pasi ka kapur ekzekutivin, ekonominë sot kapi edhe gjykatën”,- tha deputeti Edmond Spaho.

Vendimi është cilësuar i padrejtë edhe nga familjarët e protestuesve, të cilët thonë se do të vijojnë rezistencën deri sa të lirohet edhe kuksiani i fundit.

“Në burg krimineli do ta tërheqim zvarrë Edi Ramën”,- thotë një qytetar.

Loading...