Do të nisë sonte Offest në qytetin e Shkupit

Krahas koncerteve, në të cilët ditët e festivalit në galerinë e Qendrës Rinore Kulturore do të ketë ekspozitë multimediale për të gjithë performancat gjatë 14 edicioneve të Offestit.

Me solo-koncertin e këngëtares dhe violinistes çeke Iva Bitova, e cila jeton dhe punon në SHBA dhe ka karrierë të pasur ndërkombëtare, sonte në kinemanë “Frosina” do të fillojë Offesti i 15-të.

Deri më 30 maj në festival do të realizohen edhe gjashtë koncerte.

Tërheqja e papërmbajtshme, vokali origjinal dhe e prirë ndaj shprehjes që ndodhet në kufirin midis avangardës dhe melodive të fëmijëve, Iva Bitovës i sollën fansa të përkushtuar nga e gjithë bota.

Në terminim e dytë të koncertit, nga ora 22:30, në Arenën Metropolis sonte do të performojë bendi francez Sen Zhermen (St Germain) alias Ludovik Navar. Në skenë kthehet pas 15 viteve nga publikimi i albumit “Tourist” i cili e bëri të famshëm në botë. Performanca është në përputhje të turneve të Sen Zhermanit.

Gjatë tre ditëve Offest do të mbahet në Dansing sallën e Qendrës Rinore Kulturore. Nesër në mbrëmje i pari do të performojë Saul Uiliams nga Los-Anxhelosi, poet, repist dhe hip-hop performues, i cili në Evropë vjen special për dy koncerte – në Shkup dhe në Lubjanë.
Pas tij do të performojë bendi Batida e dixhej Pedro Kokenao nga Angola i cili jeton në Portugali dhe ka reputacion internacional. Do të performojë me performancë speciale në të cilin i përdorë ritmet e vjetra dhe këngë nga Angola të moksuara në videoprojeksion.

Të dielën sërish një përbërje afrikane – “Pet Tomas dhe Kvashibu area bend” nga Gana. Pet Tomas është përfaqësuesi më i njohur i të ashtuquajturës muzikë hajllajf, e cila në vitet e 1960-ta dhe 1970-ta kanë qenë stil udhëheqës muzikor në Afrikë. Para koncertit të tij do të shfaqet edhe filmi dokumentar “Who Is Highlife?” për skenën muzikore në Ganë.

Në natën e fundit të festivalit, të hënën, do të performojë këngëtarja dhe kitaristja e njohur braziliane Badi Asad, ndërsa Offestin e svjetmë do ta mbyllë bendi italian Kanconiere Grekaniko Saletino i cili i ndjek traditat e ashtuquajturës taranta nga Italia jugore.

Krahas koncerteve, në të cilët ditët e festivalit në galerinë e Qendrës Rinore Kulturore do të ketë ekspozitë multimediale për të gjithë performancat gjatë 14 edicioneve të Offestit.

Loading...