Punët ndërtimore në rrugën Ohri-Kërçovë të cilat më shumë se një vit janë ndaluar, do të vazhdojnë në vjeshtë. Këtë sot e theksoi ministri për Trasport dhe Lidhje, Goran Sugarevki. Bisedimet me kompaninë kineze “Sinohidro” rreth për plotësimin e parave për vazhdimin e punëve, janë në fazën finale, përcjell “Alsat-M”.

“Pritjet e mia janë se në ditët e ardhshme drafti i marrëveshjes të shkojë në seancën e Qeverisë dhe pastaj në Kuvend për miratim tek deputetët me qëllim që pastaj të kyçet dhe zhbllokohen së pari ato 230 milionë euro të cilat kanë ngelë nga banka Eksim për harxhimin e normave të caktuara dhe të deklarojë shumën konkrete të mjeteve shtesë të cilat do të jenë të nevojshme për ndërtimin”, tha Goran Sugareski.

Mirëpo, Sugareski nuk tregoj se sa do të jetë shuma konkrete. Në pajtueshmëri, afati i ri është paraparë ndërtimi i 57 kilometrave rrugë të mbarojë deri në qershor të vitit 2021, ndërsa afati i parë ka qenë deri në janar të vitit të ardhshëm.

Loading...