Një i ri nga Kina i cili ishte shumë i njohur në Instagram për shkak të videove virale që shpërndante duke u ngjitur në ndërtesat më të larta të qyteteve, ka humbur jetën tragjikisht duke u rrëzuar nga 45 metra lartësi.
“Wu Yongning” nuk kishte postuar materiale të reja në llogarinë e tij në Instagram nga 8 nëntori, çka bëri që fansat të dyshonin se ai mund të kishte humbur jetën.

26-vjeçari e quante veten “njeriu i çative”, dhe ishte duke krijuar videon që synonte të bëhej përsëri virale në rrjet.

Në videon e xhiruar nga një mashtrues xhamash, 26-vjeçari shfaqet duke u kapur në skajin e qiellgërvishtëses 44-katëshe, kur tenton të ngjitet sërish në çati, por humb kontrollin dhe bie poshtë.

Mësohet se i riu do të fitonte një shumë të majme me publikimin e videos që do të bëhej virale. Autoritetet lokale e përshkruan rastin si një “aksident” dhe tashmë e kanë përjashtuar dyshimin e një vrasje.

Loading...