Sport

Doan Osmani shpallet kampion Ballkani

24900103_1522711374492230_9034786943451442324_n

Doan Osmani, reprezentuesi i Maqedonisë dhe karateist i KK Fati nga Tetova, ka shënuar sukses të madh në kampionatin e 18 –të ballkanik në karate për kadet, junior dhe U21 në Herceg Novi të Malit të Zi, i zhvilluar fundjavën që kaloi.

Ai në kategorinë deri më -75kg fitoi titullin kampion ballkani, pasi në finale mposhti malazezin Nikola Maloviç me rezultat 5-3. Në ndeshjet paraprake, Osmani fitoi malazezin Babic, kosovarin Shabani, boshnjakun Brkiq dhe serbin Maric.

“Elhamdulilah. Balkan Championship 1st place. Kampionati ballkanik vendi 1”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në facebook, duke publikuar edhe ca fotografi nga ceremonia e ndarje së medaljes.

Kujtojmë, Osmani edhe në vitin 2012 ishte shpallur kampion Ballkani, por në konkurrencën e kadetëve./lajm

To Top