Maqedoni

Dobrila Kacarska do të gjykojë ish kryeministrin Gruevski për rastin `Tanku`

dobrila-kacarska

Gjykata themelore Shkupi 1 në faqen e saj zyrtare ka bërë publike se cilëve gjykatës do ju ofrojë lëndët e prokurorisë speciale dhe lëndët që janë në interes të opinionit ku kryetari i ri i gjykatës Ivan Xholev vendosi që deri në fund të vitit të vendosë orar të ri të seancave, transmeton Zhurnal.mk

Kështu, rastin Tarifa do e gjykojë Sofce Gavrilova-Efremova, Thesari dhe Target/Fortesa do gjykojë Xhaneta Begtoviq. Tanku do gjykohet nga Dobrila Kacarska, Monstra, Titanik 2 dhe TNT do të gjykohet nga Ognen Stavrev, Toplik dhe Tender do gjykohet nga Osman Shabani, Traektorja nga Goran Boshevski.

Trista dhe Transporter nga gjykatësja Dobrila Kacarska, Sopot dhe Shpiun nga Vladimir Tufegxhiq, Monstra nga Ognen Stavrev, Tortura nga Aleksandra Risteska, Titanik 3 nga Olja Ristova, Dhunën në komunën Qendër nga Dushan Josifov, Trust nga Lidija Zimbovska.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top