Dogana e Kosovës ka njoftuar se bashkë me policinë kanë arritur të parandalojnë 2 tonë mallra të kontrabanduara. Mallrat që u kapën ishin: fara te zeza – 1480 Kg, Kikiriki – 480 Kg dhe badem – 405 Kg.

Detaje shtesë nga parandalimi i kontrabandës:

Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë kanë arritur që të parandalojnë një automjet transportues që barte mallra të kontrabanduara nga Maqedonia. Në afërsi të fshatit Debellde njësitet e Doganës kanë ndaluar një automjet RENAULT kombi pa targa i cili ka qenë i percjellur nga 2 vetura tjera dhe nga këmbësor të fshehur në mal. Gjatë tentimit për të ndaluar automjetin njësitet e doganës kanë hasur në rezistencë dhe janë kërcënuar me të shtëna ne ajër nga ana e kontrabanduesve, mirëpo njësit e Doganës kanë vënë situatën nën kontroll duke prangosur njësit prej kontrabandistëve.

Automjeti dhe sasia e mallrave që trasportonte (kontrabandonte) mbi 2 tonë janë konfiskuar derisa personi është arrestuar dhe dorëzuar në polici për vazhdim të rastit. Sasia e mallrave të ndaluara është si në vijim:

Kombi Renault pa targa – 1 cp

Fara te zeza – 1480 Kg

Kikiriki – 480 Kg

Badem – 405 Kg- bëhet e ditur nga komunikata drejtuar mediave/Gazeta Express

16 17 18

Loading...