DOKUMENT/ PSD rehaton nëpër vende pune ish-aktivistët që u larguan nga VV-ja

Nga Vetëvendosja u larguan me pretekstin se nuk po pajtohen me ideologjinë e kësaj partie. Madje shumë prej tyre që dhanë dorëheqje thanë se po humbin edhe “poste”. Por pa u bërë as tre muaj që prej ndarjes zyrtare dhe daljes në parti të re, PSD, shumë ish-aktivistë të VV-së tash pjesë saj, kanë filluar të rehatohen nëpër vende të punës, në komunat ku udhëheqë PSD-ja.

Kur në janar të këtij viti krisi kriza e pa menduar në partinë “Lëvizja Vetëvendosje”, dorëheqjet e figurave të mëdha sikurse ajo e Visar Ymerit, Dardan Molliqajt, Dardan Sejdiut e shumë të tjerëve, kësaj liste i ishte shtuar edhe një varg dorëheqjesh të aktivistëve deri atë kohë të VV-së.

Disa prej këtyre aktivistëve, sikurse Gëzon Kastrati, vëllai i Qëndron Kastratit që sapo kishte marrë pushtetin në komunën e vogël të Kamenicës, ishte shumë i zhurmshëm në akuzat për VV-në dhe në mbrojtje të atyre që e kishin lënë tashmë partinë. Sikurse Shpend Ahmeti.

Deri atëherë aktivistë të VV-së, shumica e tyre dolën nga partia me një letër të përbashkët nga partia duke akuzuar për totalitarizëm dhe egoizëm politik të Albin Kurtit bashkë me akuza se partia e tyre deri atë kohë kishte bërë edhe favorizime në punësime.

“Në Lëvizje jemi mësuar që realizimi i vetvetes të jetë në përputhje me interesin kolektiv, gjithmonë duke u nisur nga ky i fundit. Vetëvendosje sot është arenë luftërash meskine, pa kauzë e pa fre. E dimë se po të pranonim të bëheshim pjesë e këtyre ujërave, këtij bataku të cektësisë e servilizmit, do të mirëpriteshim me shpërblime, por kjo është veç arsye shtesë për ta kundërshtuar këtë degradim”.

Një përmbajtje e tillë e tekstit të dorëheqjes ishte publikuar nga shumica e aktivstëve të Vetëvendosjes, por teksa dorëheqjet kanë filluar të harrohen, disa prej këtyre ish-aktivistëve tashmë kanë nisur të rehatohen nëpër poste, që po ua siguron PSD-ja.

Gëzon Kastrati është një nga ta. Por jo i vetmi. Ish-aktivisti i VV-së tash pjesë e partisë PSD, Trim Gashi, Nol Nushi, Diellza Kelmendi e Nezir Ismaili janë tashmë të punësuar në dy komunat ku udhëheqë PSD-ja. Në Prishtinën e Shpend Ahmetit dhe Kamenicën e Qëndron Kastratit.

Insajderi ka gjetur sesi një numër i konsiderueshëm i aktivistëve të dorëhequr nga VV-ja kanë filluar të rehatohen nëpër vende të punës në institucionet që drejtohen nga zyrtarë të lartë të PSD-së.

Gëzon Kastrati, vëllau i kryetarit të Kamenicës, Qëndronit që nga data 13 gusht është emëruar në pozitën e këshilltarit të kryeqytetit.

Loading...