Asnjë organizatë shqiptare kurrë nuk mundet të shpërthejë prej së jashtmi, por vetëm brenda saj i ka gjenet e zbulimit – thotë më 1953 inspektori i UDB-së, Sava Lazareviqi. Telegrafi ua risjell këtë dosje, që duhet të lexohet nga shqiptarët.

Në rrugë jam nisur më 5 nëntor dhe jam ndalur deri më 12 nëntor 1953, për të cilën kohë e kam vizituar Prishtinën, Ferizajn, Mitrovicën dhe Pejën…

PREJ KUJT FRIKËSOHEJ UDB-ja

Prej Beogradit jam nisur me detyrë që në bashkëpunim me drejtorin prej Podujeve të bëj realizimin e analizës dhe përpunimit të organizatës së “Ballit Kombëtar”, qendra e së cilës gjendet në rrethin e Llapit – në Podujevë, ndërsa veprimtaria e tij shtrihet edhe në rrethet e Vushtrrisë dhe të Mitrovicës. Me ardhjen time në Prishtinë, ku e kam pasur për qëllim që paraprakisht të bisedoj me kryeshefin e Seksionit për Kosovë, u gjeta në Drejtoratin në Podujevë, me Sveta Bogdanoviqin, i cili personalisht udhëheq me detyrat e lartëtheksuara. Në të njëjtën kohë e kam shikuar tërë materialin me të cilin e kemi mbajtur (kryeshefin, drejtorin, dhe unë – Sava Lazareviqi), u kuptua dhe u vërtetua PUNA E ORGANIZATËS SË “BALLIT KOMBËTAR”. Puna e kësaj organizate është vërejtur në territorin e Llapit qysh prej gjysmës së dytë të vitit 1952.

Në fillim të veprimtarisë për organizimin e kësaj organizate kanë punuar dy vëllezër – emigrantë, të ardhur prej Shqipërisë: Rrustem Ymer Thaçi dhe Imer Ymer Thaçi. Më vonë në organizatë janë përfshirë edhe emigrantët Jakup Salihu prej Podujeve, Brahim Uka prej Podujeve si dhe Xhafer Bislimi prej Vushtrrie. Me ata, me mjeshtëri kanë punuar për Ballin edhe Rizah Qerimi i quajtur Toçku, ish-nëpunës i Këshillit Popullor në Gllamnik (Kryenikë) – Rrethi i Llapit si dhe Hilmi Feta, kryetar i Këshillit Popullor në Gllamnik (Kryenikë). Këta shtatë persona sot kryesisht e përbëjnë udhëheqësinë (1953) e organizatës.

QËLLIMI I FUNDIT: LUFTA KUNDËR ENVER HOXHËS

Vetë organizata zyrtarisht nuk shihet se është themeluar sipas ndarjes së detyrave. Por konsiderohet se udhëheqës aktual është Rrustem Thaçi, inspiratori shpirtëror është Imer Thaçi, ndërsa personi teknik i cili punon në grumbullimin e të dhënave për pranimin dhe dërgimin e postës për Itali është Rizah Qerimi.

Ky grup konsiderohet vepër dhe pjesë e “Ballit Kombëtar”, qendra e të cilit gjendet në Itali, që njëherit është inkuadruar në lëvizjen “Shqipëria e Lirë”. Detyra e organizatës sipas shënimeve të sigurta është: tubimi i njerëzve si emigrantë si dhe i qytetarëve tanë, lidhja me organizatën dhe mbajtjen e kontakteve me qendrën në Romë, pranimi dhe shpërndarja e shtypit të emigrantëve, dorëzimi i raporteve rreth situatës në terren. Ndërsa, qëllimi i fundit është lufta kundër Enver Hoxhës, çlirimi i Shqipërisë dhe vënia e pushtetit të astuquajtur DEMOKRATIK në Shqipëri, inkuadrimi i Shqipërisë në lidhje ushtarake dhe politike me vëndet perëndimore si dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Përmes dy bashkëpunëtorëve që kanë autorizime në Podujevë dhe një bashkëpunëtori që ka autorizime në Mitrovicë, si dhe përmes kontrollimit të letrave, është njoftuar tërë puna e organizatës. Material për realizim ka mjaft (material për t’i ndjekur njerëzit në terren nëpër fshatra me qëllim që të shpërngulen në Turqi – H.B.), por bëhet pyetja si të dokumentohet ai material, në mënyrë që mos të ndodhë të pandehurit në gjyq t’i mohojnë veprat edhe pse do ta pranonin paraprakisht veprimtarinë e tyre (pas një dhune të paparë – H.B.) dhe çka të punohet me ata nëse në përgjithësi nuk e pranojnë të evidencuarit si “ballistë” punën e vet.

Bashkëpunëtorët që informojnë Drejtoratin nuk janë anëtarë të organizatës, por udhëheqësit e tashëm të organizatës vetëm flasin për punën e tyre, çka në rrethanat e tashme për dokumentacion nuk do të mjaftonte e as kopjet e letrave nuk do të mund të përdoreshin në gjyqe.

FRIKA PREJ EMIGRANTËVE QË VETË I KISHIN NXITUR TË VININ NË KOSOVË

Drejtorati në Podujevë këto ditë i ka indoktrinuar dy bashkëpunëtorë të rinj nga radhët e emigrantëve, për të cilët besohet se do të mund të futen në organizatë pa vështirësi, përkatësisht anëtarët e organizatës vetë do t’i thërrasin në radhët e tyre, meqë frik kanë ardhur në atë terren dhe sipas së kaluarës së tyre ata i kanë të gjitha kushtet që të afrohen dhe të dinë çdo gjë brendapërbrenda. Tek e fundit asnjë organizatë shqiptare kurrë nuk mundet të shpërthejë prej së jashtmi, por vetëm brenda saj i ka gjenet e zbulimit. Përpos kësaj, me disa sinjale aktiviteti në terren lë përshtypjen të kuptohet se Organizata Balliste mban lidhje edhe me disa anëtarë të Komitetit të Emigrantëve në Prishtinë, të cilët janë të dyshimtë me lidhjet e tyre që i mbajnë me Perëndimin. Ndërsa, po ata paraqesin problem në UDB-në për Kosmet si çështje shumë e ndërlikuar, por ajo ende nuk ka kurrfarë materiali konkret. Nëse do të mundej të vërtetohej lidhja e organizatës me këta anëtarë të Komitetit, ajo Seksionin e UDB-së për Kosovë shumë do ta ndihmonte.

Në bazë të informatave të sipërme, në Kosovë është marrë vendim që të analizohet puna e këtyre grupeve, prandaj aksioni i UDB-së duhet të shtyhet edhe për një muaj dhe, gjatë asaj kohe të fiksohen dhe forcohen personat e indoktrinuar si bashkëpunëtorë, dhe të bëhen përpjekje që të vërtetohet se a ka farë lidhjeje në mes të organizatës Ballit Kombëtar dhe anëtarëve të Komitetit të Emigrantëve në Prishtinë. (Edhe Komiteti i Emigrantëve në Prishtinë ishte themeluar më 1950, me sugjerim të UDB-së, ndërsa prej tij kishte buruar ideja se në Shkup krahas punës së Komitetit në terren, duhet të punojë një qeveri provizore e themeluar prej marionetëve që do t’i shërbenin Beogradit, që edhe në Perëndim për ekzistencën e saj, do të kishin interes! Por, kur u kuptua se në Perëndim ishte themeluar gjithashtu një qeveri, për ta rrëzuar Enver Hoxhën, atëherë “Qeveria” e Shkupit me të gjithë ministrat u “konsiderua” si agjenturë në hije, që mundet për t’u përdorur si indigë për ndarjen e “gjahut” në Shqipëri.” – H.B.).

Duke e studiuar materialin në lidhje me organizatën e “Ballit Kombëtar”, pastaj duke e vrejtur materialin tjetër, tek i cili kemi mundur të arrijmë, si dhe në saje të vizitës vendeve që më parë i kam theksuar, kam ardhur deri te këto të dhëna:

Në territorin e Kosovës gjenden 1600 emigrantë prej Shqipërisë, prej të cilëve shumica janë bujq, ndërsa një pjesë e vogël intelektualë, persona ushtarakë dhe profesione të tjera. Pjesa më e vogël e tyre ka marrë pjesë në LNÇ në Shqipëri, një pjesë e vogël politikisht ka qenë joaktive, ndërsa pjesa më e mirë ka bërë pjesë në grupet antipopullore dhe në partitë, siç janë: Balli Kombëtar, Legaliteti etj. Me punën e mbarëvajtur të këtye grupeve në vendin tonë (Kosovë), është interesuar Qendra I e Drejtoratit (UDB-së) dhe kësaj iu kishte besuar i tërë kujdesi rreth emigrantëve. Qendra është përkujdesur kryesisht për njerëz që për këtë kanë qenë interesantë, ndërsa të tjerët i ishin lëshuar vetvetes. Ka ekzistuar dhe ekziston Komiteti i emigrantëve politikë prej Shqipërisë, por aktiviteti i tij për tubimin dhe grumbullimin e të dhënave në radhët e emigrantëve është sjellë gati te zeroja. Prej emigrantëve që kanë ardhur prej Shqipërie për shkak të terrenit të Enver Hoxhës, në Jugosllavi kanë kaluar edhe disa të ashtuquajtur parashutistë, që do të thotë persona të cilët prej Italie i kanë dërguar në Shqipëri angloamerikanët, me qëllim që të bëjnë diverzione dhe sabotime, drejt ngritjes së popullit në kryengritje të përgjithshme.

Duke mos mundur për t’u mbajtur në Shqipëri, këta persona kanë kaluar në Jugosllavi. Përveç Qendrës I të Drejtoratit edhe për këta askush nuk është përkujdesur, ndërsa ata me transformimin e vendit tonë, kanë filluar të aktivizohen. Menjëherë janë lidhur me Komitete të ndryshme të emigrantëve prej Italisë, kanë filluar për t’u dërguar raporte të ndryshme, si për situatën në Shqipëri ashtu edhe për propagandën në favor të Perëndimit etj. Ka ngjarë që Komitetet, dhe grupet në Perëdim, më parë i merrnin raportet se sa Qendra jonë I e Drejtoratit, prej të njëjtëve njerëz të cilët i ka dërguar në Shqipëri për detyra speciale. Më vonë këta parashutistë janë izoluar duke i transferuar në Serbi. Por ndikimi i tyre edhe më tej ka mbetur, ndërsa ata sërish i mbajnë lidhjet me një numër të konsideruar të miqve të tyre që kanë mbetur në Kosovë.

SI JANË EMIGRANTËT TË LIDHUR ME PERËNDIMIN

Në territorin e Kosovës, sipas të dhënave të Sekretariatit Krahinor tani (1953), thuhet më tej në koment, janë rreth 50 emigrantë të cilët korrespondojnë (me Perëndimin), qoftë drejtpërsëdrejti me komitetet dhe grupet, qoftë me disa emigrantë të shquar që janë arratisur në Perëndim si patriotë. Në mesin e tyre janë nja 20 persona që janë aktivë në punën e tyre, ndërsa të anëtarësuarit i kanë përpunuar shënimet për 10 persona. Ndërsa tek të tjerët nuk ka kurrfarë kontrolli, përveq që u censurohet posta. Veprimtaria e këtyre personave kryesisht është e njëjtë sikurse e organizatës së Ballit Kombëtar në Podujevë, përveç që ajo ka karakter të punës së organizuar që bëhet parcialisht.

Së këndejmi, sektori i UDB-së për Kosovë tani tubon të dhëna për të gjithë emigrantët, të cilët sillen dhe veprojnë armiqësisht, qoftë në vijën perëndimore ose lindore. Ajo përcjellje ka për qëllim që të paraqesë një raport për rregullimin e situatës. Sa i takon aktivitetit të emigrantëve në vijën perëndimore, Drejtorati ka për qëllim që të propozojë, përveq burgimit të grupit në fjalë, edhe transferimin e rreth 20 emigrantëve eminentë në territorin e Serbisë, në mënyrë që të izolohen të gjithë ata prej emigrantëve të tjerë dhe njëherit të zvogëlohet ndikimi i tyre ndër shqiptarët në përgjithësi. Duke e kontrolluar aktivitetin e emigrantëve dhe duke e cezuruar postën, shihet se në botën e jashtme, kryesisht në Itali dhe diçka më pakëz në Turqi dhe Gjermani, ekziston një numër i madh i Komiteteve dhe grupacioneve që veprojnë kundër Shqipërisë, e posaçërisht kundër Jugosllavisë. Në Perëndim veprojnë kryesisht dy rryma: njëra është “SHQIPËRIA E LIRË” ndërsa tjetra “Blloku Indipedent”.

Në të parën rrymë janë të kyqura “Balli Kombëtar”, “Legaliteti”, “Lidhja agrare” etj. Por, vetë grupi vetveten e konsideron bllok përparimtar dhe demokratik. Në Grupin e Dytë, janë të inkorporuar ata që janë cilësuar me punën e tyre si bashkëpunëtorë të fashizmit (1939-1944), të cilët grupi i parë nuk i duron dhe nuk i pranon në radhët e veta. Në mes të njerës dhe palës tjetër, ekziston antagonizmi i ashpër, çka shihet prej letrave që vijnë në Jugosllavi. Në ato letra, ata njëri-tjetrin e përgojojnë, e sulmojnë, i thërrasin njerëzit për të kaluar në anën e tyre, e jo të grupit tjetër etj. Por prej letrave gjithashtu shihet se grupet në mes veti rrahen dhe dëmtohen kudo që gjenden.

PSE ERDHI ANGLEZI BEKER NË GJAKOVË

Edhe pse këto grupe dhe organizata gjenden kryesisht në territorin e Italisë, megjithatë në instancën kryesore me ta udhëheqin angloamerikanët dhe shërbimet e tyre. Që kjo është fakt, është vërtetuar se ata persona që janë infiltruar në Shqipëri ishin mu nga radhët e tyre, por për çudi gati të gjithë janë vënë në pusi dhe janë likuiduar? Përveç kësaj, një numër i madh prej tyre, e ka mbajtur lidhjen me anglezët qysh prej kohës së luftës – gjë që shembull për këtë është Ymer Thaçi, njëri ndër udhëheqësit e organizatës në Podujevë. Ai gjatë kohës së luftës ishte në vijën e “Ballit Kombëtar”. Në fund të vitit 1943 dhe në fillim të vitit 1944 tek ky grup kishte ardhur një mision aglez, i cili punonte në masovizimin e “Ballit Kombëtar”. Se edhe anëtari i dytë i kësaj grupi, Rrustem Thaçi, në punën e tij ishte i lidhur me shërbimet informative angleze, flet edhe shembulli vijues: në korrik të vitit 1951 erdhi në Gjakovë një gazetar anglez i quajtur BEKER, që në fakt ishte korrespondent i BBC-së prej Londre.

Ardhja e tij kishte për qëllim që të sigurojë informata lidhur me emigracionin shqiptar. Gjithashtu edhe për rrethanat në Shqipëri, Bekeri me kërkesën e tij me atë rast i është mundësuar që të bisedojë me 5 (pesë) emigrantë në radhët e të cilëve ishte edhe Rrustem Thaçi. Bekeri, së pari e kishte pyetur Rrustemin për shkaqet e largimit prej Shqipërie dhe për disponimin e popullit shiptar në lidhje me regjimin e Enver Hoxhës. Bekeri, sipas të dhënave jugosllave, e kishte pyetur Rrustemin se si është e furnizuar armata shqiptare, si është përqindja e simpatizuesve të Enver Hoxhës në armatë, sa është numri i ekspertëve të BRSS-së që kanë ardhur në Shqipëri dhe çka dinë në tërësi për punën e tyre, si është qëndrimi i qarqeve shqiptare ndaj familjeve të emigrantëve nëpër kampet e përqendrimit në Shqipëri, cili është numri dhe ku gjenden etj. Përveç kësaj, Bekeri u interesua rreth asaj se a ka në Shqipëri kaçakë, a janë të organizuar dhe ku gjenden.

Kur Rrustemi ia dha përgjegjen në këto pyetje, në të njëjtën kohë e pyeti se përse Aglia, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore zhvilloi luftë kundër Gjermanisë dhe Italisë, u lejon qëndrim në territorin e saj personave të cilët gjatë luftës janë kompromituar në bashkëpunim me okupatorin dhe sot sërish provojnë për kompromitimin e popullit shqiptar.

TË KOMPROMITUARIT

Në këtë Bekeri u përgjigj se Aglia u ndihmon vetëm grupeve me të cilat janë të kyqur shqiptarët e ndershëm, që punojnë për të mirën e Shqipërisë, ndërsa ata që janë kompromituar në bashkëpunim me okupatorin nuk e kanë përkrahjen tonë. Në lidhje me këtë, Rrustemi i dha Bekerit sugjerim që në të ardhmen mos të dërgojë në Shqipëri njerëz emigrantë të kompromituar, sepse ata nuk kanë kurrfarë ndikimi ndër shqiptarë. Biseda mëtej është zhvilluar në atë drejtim se a kanë ardhur deri te pamfletet që janë hudhur prej aeroplanit në Shqipëri, dhe kur njëri prej emigrantëve i ka patur në dorë për të dëshmuar se i ka lexuar. Bekeri e shënoi përmbajtjen e pamfletit ashtu si iu komunikua. Është karakteristikë se Bekeri i kishte me veti para se të vinte në Gjakovë emrat e emigrantëve shqiptarë në Kosovë e në mesin e atyre edhe emrin e Lutfi Spahisë, tani anëtar i Komitetit të Emigrantëve në Prishtinë, i cili një kohë ishte me qëllim i vendosur në Podujevë.

Më tej Bekeri posaçërisht është interesuar për t’u njohur Rrustem Thaçi me Hillin si njeri anglez, i cili gjatë luftës ka punuar në sektorin informativ në Shqipëri, dhe pjesërisht në Kosovë. Bekeri, e situioi Rrustemin se prej kur daton njoftimi i tij me Hillin si dhe në çfarë mënyre janë njoftuar. Për shkak të pranisë së një anëtari të GNO-së, Rrustemi me atë rast i iku faktit që të japë përgjigje të përcaktuar.

Në fund Beker deklaroi se Qeveria e Britanisë do të përpiqet që të gjithë emigrantët të cilët gjenden këtu sa më parë të kthehen në vendin e tyre të lirë.

FRIKA PREJ EMIGRANTËVE QË VETË I KISHIN NXITUR TË VININ NË KOSOVË

Drejtorati në Podujevë këto ditë i ka indoktrinuar dy bashkëpunëtorë të rinj nga radhët e emigrantëve, për të cilët besohet se do të mund të futen në organizatë pa vështirësi, përkatësisht anëtarët e organizatës vetë do t’i thërrasin në radhët e tyre, meqë frik kanë ardhur në atë terren dhe sipas së kaluarës së tyre ata i kanë të gjitha kushtet që të afrohen dhe të dinë çdo gjë brendapërbrenda.

Tek e fundit asnjë organizatë shqiptare kurrë nuk mundet të shpërthejë prej së jashtmi, por vetëm brenda saj i ka gjenet e zbulimit. Përpos kësaj, me disa sinjale aktiviteti në terren lë përshtypjen të kuptohet se Organizata Balliste mban lidhje edhe me disa anëtarë të Komitetit të Emigrantëve në Prishtinë, të cilët janë të dyshimtë me lidhjet e tyre që i mbajnë me Perëndimin. Ndërsa, po ata paraqesin problem në UDB-në për Kosmet si çështje shumë e ndërlikuar, por ajo ende nuk ka kurrfarë materiali konkret. Nëse do të mundej të vërtetohej lidhja e organizatës me këta anëtarë të Komitetit, ajo Seksionin e UDB-së për Kosovë shumë do ta ndihmonte.

Në bazë të informatave të sipërme, në Kosovë është marrë vendim që të analizohet puna e këtyre grupeve, prandaj aksioni i UDB-së duhet të shtyhet edhe për një muaj dhe, gjatë asaj kohe të fiksohen dhe forcohen personat e indoktrinuar si bashkëpunëtorë, dhe të bëhen përpjekje që të vërtetohet se a ka farë lidhjeje në mes të organizatës Ballit Kombëtar dhe anëtarëve të Komitetit të Emigrantëve në Prishtinë. (Edhe Komiteti i Emigrantëve në Prishtinë ishte themeluar më 1950, me sugjerim të UDB-së, ndërsa prej tij kishte buruar ideja se në Shkup krahas punës së Komitetit në terren, duhet të punojë një qeveri provizore e themeluar prej marionetëve që do t’i shërbenin Beogradit, që edhe në Perëndim për ekzistencën e saj, do të kishin interes! Por, kur u kuptua se në Perëndim ishte themeluar gjithashtu një qeveri, për ta rrëzuar Enver Hoxhën, atëherë “Qeveria” e Shkupit me të gjithë ministrat u “konsiderua” si agjenturë në hije, që mundet për t’u përdorur si indigë për ndarjen e “gjahut” në Shqipëri.” – H.B.).

Duke e studiuar materialin në lidhje me organizatën e “Ballit Kombëtar”, pastaj duke e vrejtur materialin tjetër, tek i cili kemi mundur të arrijmë, si dhe në saje të vizitës vendeve që më parë i kam theksuar, kam ardhur deri te këto të dhëna:

Në territorin e Kosovës gjenden 1600 emigrantë prej Shqipërisë, prej të cilëve shumica janë bujq, ndërsa një pjesë e vogël intelektualë, persona ushtarakë dhe profesione të tjera. Pjesa më e vogël e tyre ka marrë pjesë në LNÇ në Shqipëri, një pjesë e vogël politikisht ka qenë joaktive, ndërsa pjesa më e mirë ka bërë pjesë në grupet antipopullore dhe në partitë, siç janë: Balli Kombëtar, Legaliteti etj. Me punën e mbarëvajtur të këtye grupeve në vendin tonë (Kosovë), është interesuar Qendra I e Drejtoratit (UDB-së) dhe kësaj iu kishte besuar i tërë kujdesi rreth emigrantëve. Qendra është përkujdesur kryesisht për njerëz që për këtë kanë qenë interesantë, ndërsa të tjerët i ishin lëshuar vetvetes. Ka ekzistuar dhe ekziston Komiteti i emigrantëve politikë prej Shqipërisë, por aktiviteti i tij për tubimin dhe grumbullimin e të dhënave në radhët e emigrantëve është sjellë gati te zeroja.

Prej emigrantëve që kanë ardhur prej Shqipërie për shkak të terrenit të Enver Hoxhës, në Jugosllavi kanë kaluar edhe disa të ashtuquajtur parashutistë, që do të thotë persona të cilët prej Italie i kanë dërguar në Shqipëri angloamerikanët, me qëllim që të bëjnë diverzione dhe sabotime, drejt ngritjes së popullit në kryengritje të përgjithshme. Duke mos mundur për t’u mbajtur në Shqipëri, këta persona kanë kaluar në Jugosllavi. Përveç Qendrës I të Drejtoratit edhe për këta askush nuk është përkujdesur, ndërsa ata me transformimin e vendit tonë, kanë filluar të aktivizohen. Menjëherë janë lidhur me Komitete të ndryshme të emigrantëve prej Italisë, kanë filluar për t’u dërguar raporte të ndryshme, si për situatën në Shqipëri ashtu edhe për propagandën në favor të Perëndimit etj. Ka ngjarë që Komitetet, dhe grupet në Perëdim, më parë i merrnin raportet se sa Qendra jonë I e Drejtoratit, prej të njëjtëve njerëz të cilët i ka dërguar në Shqipëri për detyra speciale. Më vonë këta parashutistë janë izoluar duke i transferuar në Serbi. Por ndikimi i tyre edhe më tej ka mbetur, ndërsa ata sërish i mbajnë lidhjet me një numër të konsideruar të miqve të tyre që kanë mbetur në Kosovë.

SI JANË EMIGRANTËT TË LIDHUR ME PERËNDIMIN

Në territorin e Kosovës, sipas të dhënave të Sekretariatit Krahinor tani (1953), thuhet më tej në koment, janë rreth 50 emigrantë të cilët korrespondojnë (me Perëndimin), qoftë drejtpërsëdrejti me komitetet dhe grupet, qoftë me disa emigrantë të shquar që janë arratisur në Perëndim si patriotë. Në mesin e tyre janë nja 20 persona që janë aktivë në punën e tyre, ndërsa të anëtarësuarit i kanë përpunuar shënimet për 10 persona. Ndërsa tek të tjerët nuk ka kurrfarë kontrolli, përveq që u censurohet posta. Veprimtaria e këtyre personave kryesisht është e njëjtë sikurse e organizatës së Ballit Kombëtar në Podujevë, përveç që ajo ka karakter të punës së organizuar që bëhet parcialisht. Së këndejmi, sektori i UDB-së për Kosovë tani tubon të dhëna për të gjithë emigrantët, të cilët sillen dhe veprojnë armiqësisht, qoftë në vijën perëndimore ose lindore. Ajo përcjellje ka për qëllim që të paraqesë një raport për rregullimin e situatës. Sa i takon aktivitetit të emigrantëve në vijën perëndimore, Drejtorati ka për qëllim që të propozojë, përveq burgimit të grupit në fjalë, edhe transferimin e rreth 20 emigrantëve eminentë në territorin e Serbisë, në mënyrë që të izolohen të gjithë ata prej emigrantëve të tjerë dhe njëherit të zvogëlohet ndikimi i tyre ndër shqiptarët në përgjithësi. Duke e kontrolluar aktivitetin e emigrantëve dhe duke e cezuruar postën, shihet se në botën e jashtme, kryesisht në Itali dhe diçka më pakëz në Turqi dhe Gjermani, ekziston një numër i madh i Komiteteve dhe grupacioneve që veprojnë kundër Shqipërisë, e posaçërisht kundër Jugosllavisë.

Në Perëndim veprojnë kryesisht dy rryma: njëra është “SHQIPËRIA E LIRË” ndërsa tjetra “Blloku Indipedent”. Në të parën rrymë janë të kyqura “Balli Kombëtar”, “Legaliteti”, “Lidhja agrare” etj. Por, vetë grupi vetveten e konsideron bllok përparimtar dhe demokratik. Në Grupin e Dytë, janë të inkorporuar ata që janë cilësuar me punën e tyre si bashkëpunëtorë të fashizmit (1939-1944), të cilët grupi i parë nuk i duron dhe nuk i pranon në radhët e veta. Në mes të njerës dhe palës tjetër, ekziston antagonizmi i ashpër, çka shihet prej letrave që vijnë në Jugosllavi. Në ato letra, ata njëri-tjetrin e përgojojnë, e sulmojnë, i thërrasin njerëzit për të kaluar në anën e tyre, e jo të grupit tjetër etj. Por prej letrave gjithashtu shihet se grupet në mes veti rrahen dhe dëmtohen kudo që gjenden.

PSE ERDHI ANGLEZI BEKER NË GJAKOVË

Edhe pse këto grupe dhe organizata gjenden kryesisht në territorin e Italisë, megjithatë në instancën kryesore me ta udhëheqin angloamerikanët dhe shërbimet e tyre. Që kjo është fakt, është vërtetuar se ata persona që janë infiltruar në Shqipëri ishin mu nga radhët e tyre, por për çudi gati të gjithë janë vënë në pusi dhe janë likuiduar? Përveç kësaj, një numër i madh prej tyre, e ka mbajtur lidhjen me anglezët qysh prej kohës së luftës – gjë që shembull për këtë është Ymer Thaçi, njëri ndër udhëheqësit e organizatës në Podujevë. Ai gjatë kohës së luftës ishte në vijën e “Ballit Kombëtar”.

Në fund të vitit 1943 dhe në fillim të vitit 1944 tek ky grup kishte ardhur një mision aglez, i cili punonte në masovizimin e “Ballit Kombëtar”. Se edhe anëtari i dytë i kësaj grupi, Rrustem Thaçi, në punën e tij ishte i lidhur me shërbimet informative angleze, flet edhe shembulli vijues: në korrik të vitit 1951 erdhi në Gjakovë një gazetar anglez i quajtur BEKER, që në fakt ishte korrespondent i BBC-së prej Londre. Ardhja e tij kishte për qëllim që të sigurojë informata lidhur me emigracionin shqiptar. Gjithashtu edhe për rrethanat në Shqipëri, Bekeri me kërkesën e tij me atë rast i është mundësuar që të bisedojë me 5 (pesë) emigrantë në radhët e të cilëve ishte edhe Rrustem Thaçi. Bekeri, së pari e kishte pyetur Rrustemin për shkaqet e largimit prej Shqipërie dhe për disponimin e popullit shiptar në lidhje me regjimin e Enver Hoxhës. Bekeri, sipas të dhënave jugosllave, e kishte pyetur Rrustemin se si është e furnizuar armata shqiptare, si është përqindja e simpatizuesve të Enver Hoxhës në armatë, sa është numri i ekspertëve të BRSS-së që kanë ardhur në Shqipëri dhe çka dinë në tërësi për punën e tyre, si është qëndrimi i qarqeve shqiptare ndaj familjeve të emigrantëve nëpër kampet e përqendrimit në Shqipëri, cili është numri dhe ku gjenden etj.

Përveç kësaj, Bekeri u interesua rreth asaj se a ka në Shqipëri kaçakë, a janë të organizuar dhe ku gjenden. Kur Rrustemi ia dha përgjegjen në këto pyetje, në të njëjtën kohë e pyeti se përse Aglia, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore zhvilloi luftë kundër Gjermanisë dhe Italisë, u lejon qëndrim në territorin e saj personave të cilët gjatë luftës janë kompromituar në bashkëpunim me okupatorin dhe sot sërish provojnë për kompromitimin e popullit shqiptar.

TË KOMPROMITUARIT

Në këtë Bekeri u përgjigj se Aglia u ndihmon vetëm grupeve me të cilat janë të kyqur shqiptarët e ndershëm, që punojnë për të mirën e Shqipërisë, ndërsa ata që janë kompromituar në bashkëpunim me okupatorin nuk e kanë përkrahjen tonë. Në lidhje me këtë, Rrustemi i dha Bekerit sugjerim që në të ardhmen mos të dërgojë në Shqipëri njerëz emigrantë të kompromituar, sepse ata nuk kanë kurrfarë ndikimi ndër shqiptarë. Biseda mëtej është zhvilluar në atë drejtim se a kanë ardhur deri te pamfletet që janë hudhur prej aeroplanit në Shqipëri, dhe kur njëri prej emigrantëve i ka patur në dorë për të dëshmuar se i ka lexuar. Bekeri e shënoi përmbajtjen e pamfletit ashtu si iu komunikua. Është karakteristikë se Bekeri i kishte me veti para se të vinte në Gjakovë emrat e emigrantëve shqiptarë në Kosovë e në mesin e atyre edhe emrin e Lutfi Spahisë, tani anëtar i Komitetit të Emigrantëve në Prishtinë, i cili një kohë ishte me qëllim i vendosur në Podujevë.

Më tej Bekeri posaçërisht është interesuar për t’u njohur Rrustem Thaçi me Hillin si njeri anglez, i cili gjatë luftës ka punuar në sektorin informativ në Shqipëri, dhe pjesërisht në Kosovë. Bekeri, e situioi Rrustemin se prej kur daton njoftimi i tij me Hillin si dhe në çfarë mënyre janë njoftuar. Për shkak të pranisë së një anëtari të GNO-së, Rrustemi me atë rast i iku faktit që të japë përgjigje të përcaktuar.

Në fund Beker deklaroi se Qeveria e Britanisë do të përpiqet që të gjithë emigrantët të cilët gjenden këtu sa më parë të kthehen në vendin e tyre të lirë.

SI JANË EMIGRANTËT TË LIDHUR ME PERËNDIMIN

Në territorin e Kosovës, sipas të dhënave të Sekretariatit Krahinor tani (1953), thuhet më tej në koment, janë rreth 50 emigrantë të cilët korrespondojnë (me Perëndimin), qoftë drejtpërsëdrejti me komitetet dhe grupet, qoftë me disa emigrantë të shquar që janë arratisur në Perëndim si patriotë. Në mesin e tyre janë nja 20 persona që janë aktivë në punën e tyre, ndërsa të anëtarësuarit i kanë përpunuar shënimet për 10 persona. Ndërsa tek të tjerët nuk ka kurrfarë kontrolli, përveç që u censurohet posta.

Veprimtaria e këtyre personave kryesisht është e njëjtë sikurse e organizatës së Ballit Kombëtar në Podujevë, përveç që ajo ka karakter të punës së organizuar që bëhet parcialisht. Së këndejmi, sektori i UDB-së për Kosovë tani tubon të dhëna për të gjithë emigrantët, të cilët sillen dhe veprojnë armiqësisht, qoftë në vijën perëndimore ose lindore. Ajo përcjellje ka për qëllim që të paraqesë një raport për rregullimin e situatës. Sa i takon aktivitetit të emigrantëve në vijën perëndimore, Drejtorati ka për qëllim që të propozojë, përveq burgimit të grupit në fjalë, edhe transferimin e rreth 20 emigrantëve eminentë në territorin e Serbisë, në mënyrë që të izolohen të gjithë ata prej emigrantëve të tjerë dhe njëherit të zvogëlohet ndikimi i tyre ndër shqiptarët në përgjithësi.

Duke e kontrolluar aktivitetin e emigrantëve dhe duke e cenzuruar postën, shihet se në botën e jashtme, kryesisht në Itali dhe diçka më pakëz në Turqi dhe Gjermani, ekziston një numër i madh i komiteteve dhe grupacioneve që veprojnë kundër Shqipërisë, e posaçërisht kundër Jugosllavisë. Në Perëndim veprojnë kryesisht dy rryma: njëra është “SHQIPËRIA E LIRË” ndërsa tjetra “Blloku Indipedent”. Në të parën rrymë janë të kyçura “Balli Kombëtar”, “Legaliteti”, “Lidhja agrare” etj. Por, vetë grupi vetveten e konsideron bllok përparimtar dhe demokratik. Në Grupin e dytë, janë të inkorporuar ata që janë cilësuar me punën e tyre si bashkëpunëtorë të fashizmit (1939-1944), të cilët grupi i parë nuk i duron dhe nuk i pranon në radhët e veta. Në mes të njërës dhe palës tjetër, ekziston antagonizmi i ashpër, çka shihet prej letrave që vijnë në Jugosllavi. Në ato letra, ata njëri-tjetrin e përgojojnë, e sulmojnë, i thërrasin njerëzit për të kaluar në anën e tyre, e jo të grupit tjetër etj. Por prej letrave gjithashtu shihet se grupet në mes veti rrahen dhe dëmtohen kudo që gjenden.

PSE ERDHI ANGLEZI BEKER NË GJAKOVË

Edhe pse këto grupe dhe organizata gjenden kryesisht në territorin e Italisë, megjithatë në instancën kryesore me ta udhëheqin angloamerikanët dhe shërbimet e tyre. Që kjo është fakt, është vërtetuar se ata persona që janë infiltruar në Shqipëri ishin mu nga radhët e tyre, por për çudi gati të gjithë janë vënë në pusi dhe janë likuiduar? Përveç kësaj, një numër i madh prej tyre, e ka mbajtur lidhjen me anglezët qysh prej kohës së luftës – gjë që shembull për këtë është Ymer Thaçi, njëri ndër udhëheqësit e organizatës në Podujevë. Ai gjatë kohës së luftës ishte në vijën e “Ballit Kombëtar”.

Në fund të vitit 1943 dhe në fillim të vitit 1944 tek ky grup kishte ardhur një mision aglez, i cili punonte në masovizimin e “Ballit Kombëtar”. Se edhe anëtari i dytë i këtij grupi, Rrustem Thaçi, në punën e tij ishte i lidhur me shërbimet informative angleze, flet edhe shembulli vijues: në korrik të vitit 1951 erdhi në Gjakovë një gazetar anglez, i quajtur BEKER, që në fakt ishte korrespondent i BBC-së prej Londre. Ardhja e tij kishte për qëllim që të sigurojë informata lidhur me emigracionin shqiptar. Gjithashtu edhe për rrethanat në Shqipëri, Bekeri me kërkesën e tij me atë rast i është mundësuar që të bisedojë me 5 (pesë) emigrantë në radhët e të cilëve ishte edhe Rrustem Thaçi. Bekeri, së pari e kishte pyetur Rrustemin për shkaqet e largimit prej Shqipërie dhe për disponimin e popullit shiptar në lidhje me regjimin e Enver Hoxhës. Bekeri, sipas të dhënave jugosllave, e kishte pyetur Rrustemin se si është e furnizuar armata shqiptare, si është përqindja e simpatizuesve të Enver Hoxhës në armatë, sa është numri i ekspertëve të BRSS-së që kanë ardhur në Shqipëri dhe çka dinë në tërësi për punën e tyre, si është qëndrimi i qarqeve shqiptare ndaj familjeve të emigrantëve nëpër kampet e përqendrimit në Shqipëri, cili është numri dhe ku gjenden etj.

Përveç kësaj, Bekeri u interesua rreth asaj se a ka në Shqipëri kaçakë, a janë të organizuar dhe ku gjenden. Kur Rrustemi ia dha përgjegjen në këto pyetje, në të njëjtën kohë e pyeti se përse Aglia, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore zhvilloi luftë kundër Gjermanisë dhe Italisë, u lejon qëndrim në territorin e saj personave të cilët gjatë luftës janë kompromituar në bashkëpunim me okupatorin dhe sot sërish provojnë për kompromitimin e popullit shqiptar.

TË KOMPROMITUARIT

Në këtë Bekeri u përgjigj se Aglia u ndihmon vetëm grupeve me të cilat janë të kyçur shqiptarët e ndershëm, që punojnë për të mirën e Shqipërisë, ndërsa ata që janë kompromituar në bashkëpunim me okupatorin nuk e kanë përkrahjen tonë. Në lidhje me këtë, Rrustemi i dha Bekerit sugjerim që në të ardhmen mos të dërgojë në Shqipëri njerëz emigrantë të kompromituar, sepse ata nuk kanë kurrfarë ndikimi ndër shqiptarë. Biseda më tej është zhvilluar në atë drejtim se a kanë ardhur deri te pamfletet që janë hudhur prej aeroplanit në Shqipëri dhe, kur njëri prej emigrantëve i ka pasur në dorë për të dëshmuar se i ka lexuar. Bekeri e shënoi përmbajtjen e pamfletit ashtu si iu komunikua. Është karakteristikë se Bekeri i kishte me veti para se të vinte në Gjakovë emrat e emigrantëve shqiptarë në Kosovë e në mesin e atyre edhe emrin e Lutfi Spahisë, tani anëtar i Komitetit të Emigrantëve në Prishtinë, i cili një kohë ishte me qëllim i vendosur në Podujevë.

Më tej Bekeri posaçërisht është interesuar për t’u njohur Rrustem Thaçi me Hillin si njeri anglez, i cili gjatë luftës ka punuar në sektorin informativ në Shqipëri dhe pjesërisht në Kosovë. Bekeri, e situioi Rrustemin se prej kur daton njoftimi i tij me Hillin si dhe në çfarë mënyre janë njoftuar. Për shkak të pranisë së një anëtari të GNO-së, Rrustemi me atë rast i iku faktit që të japë përgjigje të përcaktuar.

Në fund Beker deklaroi se Qeveria e Britanisë do të përpiqet që të gjithë emigrantët të cilët gjenden këtu sa më parë të kthehen në vendin e tyre të lirë.

DYSHIMET RRETH LUTFI SPAHIUT

Edhe rreth Lutfi Spahiut ka indikacione serioze se është i lidhur me qendrën e emigracionit në Romë, ku shprehimisht punon si i organizuar. Ai, si anëtar i Komitetit të emigrantëve, nëpër mbledhje flet se në Kosovë duhet të mbajnë lidhje. Njëherit, të mbajë lidhje me Komitetin në Itali dhe vendet perëndimore. Ai korrespondon me shumë emigrantë në Perëndim, prej kah e merr shtypin, si: “Flamuri”, i cili botohet në Gjermani; “Shqipëria e lirë”, që shtypet në Itali; “Besa”, gazetë e emigrantëve të Turqisë; çka është brengosëse sepse është fakt që Lutfi Spahiu ka ndikim të madh ndër shqiptarë-qytetarët tanë, posaçërisht tek ata që janë properëndimorë të orientuar. Gjithashtu ka sinjale se ai edhe materialisht i ndihmon ata.

KUSH ISHTE KARL KERBERI

Interesim të posaçëm rreth emigrantëve ka treguar edhe dr. Karl Kerber, me kombësi gjermane. Kerberi, në fakt, është gazetar aglez, i cili ka ardhur me qëllim që të njoftohet me emigrantët, personalisht në Kosovë.

Posaçërisht është i interesuar për Nikë Sokolin, nënkryetar i Komitetit të Emigrantëve, i cili sipas të dhënave të organeve në terren mbante lidhje me letra me qendrat emigrante në Romë. Gazetari me origjinë gjermane, i kishte edhe disa obligime ndaj shqiptarëve, sepse disa herë e kishin shpëtuar prej njëfarë linçi politik, që ia përgatisnin qarqet angleze nga gjelozia.

ÇËSHTJA E FREKUENCAVE TË DURË GJINIT

Në Mitrovicë, një grup i emigrantëve në krye me Durë Gjinin, kishte tentuar që të lidhet ose të vejë kontakte me ambasadën angleze në Beograd. Me atë qëllim, ai për Beograd e ka dërguar Ramiz Hoxhën me detyrë që me ambasadorin anglez ta paraqesë gjendjen e emigrantëve në Kosovë, sa janë dhe kush prej tyre bashkëpunon me UDB-ën dhe çështje të tjera.

Pas kthimit të Ramiz Hoxhës, i cili prej ambasadës angleze e ka fituar vizën hyrëse dhe ka filluar organizimin e grupeve për arratisje, ka filluar të bëhet më i vëmendshëm në veprimtari. Në grupin e parë, pranë Ramiz Hoxhës, si antienverist ishin kyçur edhe Mehmet Shabani dhe Vila Stopi. Prandaj, pasi që tentuan të arratisen, u zbuluan nga organet. Prandaj të tjerët e kanë prolonguar arratisjen, me arsye të frikës se do të privohen. Në të kundërtën, te emigrantët mbretëron pakënaqësia dhe orientimi që të kalojnë në vendet kapitaliste. Kështu, gjendjen jo të shëndoshë në radhët e emigrantëve e ka krijuar kryesisht Dura Gjini, i cili posaçërisht është treguar në punë për përhapje të propagandës properëdimore. Përpos kësaj, te emigrantët ekziston frika që mos do të vijë deri te normalizimi në mes të Shqipërisë, sepse në atë rast të gjithë emigrantët në Jugosllavi do të kthehen në Shqipëri. Pra edhe këtë moment duhet pasur parasysh gjatë analizës së fenomenit të ikjes së disa emigrantëve në Perëndim.

SI DUHET PUNUAR

Dhe, që ky problem, më mirë dhe më efikas të rregullohet mendoj se duhet ndërmarrë këto masa: duhet vënë bashkëpunim më të drejtpërdrejtë në mes të referentit për emigracion të Sektorit Krahinor të Qendrës I drejtuese, sepse një pjesë e emigrantëve që i shfrytëzon Qendra dëshmohet edhe me propagandë në vijën perëndimore. Për këtë shkak, Qendra kryesisht të gjithë emigrantët i ka shfrytëzuar për vete, në punën e tyre, ndërsa për vija të tjera nuk i është kushtuar kujdesi i duhur (emigrantët përdornin për spiunim në rend të parë ndaj vendasve, dhe pastaj ata orientohen që të nxitet urrejtja ndaj Shqipërisë. Kurse për çështjen e Kosovës, emigrantët duhej të propagandonin se ky territor nuk mundet për t’iu bashkuar Shqipërisë, ashtu si dëshirojnë kosovarët – v. jonë).

Nëse deri më tash ka ardhur deri te ndonjëfarë materiali në lidhje me emigracionin, në linjën perëndimore, ai iu kishte dorëzuar referentit shqiptar pranë UDB-ës për drejtim. Referatet tona atë material nuk e kanë marrë, sepse ai tërësisht ka mbetur i pashfrytëzuar, ose plotësisht i papërdorur. Mu për këtë, duhet inicuar bashkëpunim më të ngushtë në mes qendrave referuese.

Që të autorizuarit e Drejtoratit I të orientohen sa më mirë, duhet më tepër të njihen me organizimin dhe punën e qendrave të emigracionit në vendet perëndimore. Lidhur me këtë i kemi disa të dhëna, por të paqarta dhe të përcaktuara, në mënyrë që qendrat tona jashtë të kenë një kontroll në lidhje me organizatat ku duhet t’i kemi edhe njerëzit tanë aty brenda, si në celula ashtu edhe në komitete. Mu për këtë, konsiderojmë se seksionet koordinuese të Sekretariatit të punëve të jashtme duhet të vihen më tellë në kontakte. (Kjo do të thotë se diplomacia duhet të përzihet me shpiunim – v. jonë).

Sipas vlerësimit të situatës në terren (Kosovë) kam ardhur në përfundim se Qendra e emigracionit jashtë vendit kryesisht në Itali, ku edhe ndihet aktiviteti i saj, megjithatë nuk është e udhëhequr prej shërbimit informativ italian, por drejtohet prej agjenturave agleze të cilat ua japin orientimet dhe u gjejnë punë, gjë që vërteton fakti i hedhjes së parashutistëve në Shqipëri, pastaj deklarata e gazetarit Beker, dhe raste të tjera. Lidhur me këtë mendoj se për rregullimin e këtij problemi duhet në rend të parë të marrë pjesë referenti angloamerikan ose italian, ose rastet të hulumtohen në bashkëpunim me referatin angloamerikan. Sa i takon referatit turk, punë UDB-së dhe disa problemeve të tjera të posaçme sipas atij në Kosovë nuk kishte. E vetmja gjë që e kam parë me atë rast është se duhet për t’iu dhënë leje qytetarëve tanë për t’u shpërngulur në Turqi. Në fillim, asaj dukurie sikur nuk i është kushtuar kujdes. Disa kundërthënieve si për shembull në Mitrovicë dhe në Pejë, ku disa persona, pas kthimit të tyre nga Turqia, vërehet se me propagadën e vet ata persona kanë tentuar të injektojnë në popull ndikimin turkofil. Por, tërë ajo punë më vonë është përmirësuar. Kështu personat që vijnë prej Turqisë në të shumtën e rasteve pozitivisht shprehën për Jugosllavi.

VEPRIMTARIA E DREJTORATEVE

Drejtorati në Mitrovicë bën përpunimin sipas çështjeve siç është hedhja e bombës në çajtoren në Vushtrri, që e ka bërë organizata “Myslimanët e rinj”, sepse në atë kohë ka ekzistuar në atë pjesë të Kosovës.

Përveç këtij rasti, kjo organizatë në atë kohë, ka bërë edhe disa diversione. Drejtorati, tani e tutje ka shansa të mira që këtë përpunim ta sjellë deri te fundi, por për këtë do të ishte e nevojshme për të kaluar edhe një kohë. Atje, konsiderohet se gjykimi i personave që e kanë bërë këtë do të shkaktojnë efekt të mirë, sepse deri me tash asgjë nuk ka qenë e njohur, që është konsideruar si gabim yni. (Kjo do të thotë se diversionet i bënte vetë UDB-a, për t’i akuzuar pastaj shqiptarët dhe për të ndikuar deri te lëvizja e tyre kah shkretëtirat e Anadollit – v. jonë).

Drejtorati i UDB-së në Ferizaj e bën përpunimin së bashku me drejtoratin e Rrethit të Shkupit, ndaj organizatës “Ideja myslimane”, qendra e së cilës është në Shkup. Ajo është zgjeruar kryesisht nëpër Maqedoni. Në terrenin e Ferizajt, janë përfshirë gjithsej vetëm 3 persona në këtë organizatë. Dretorati i Ferizajt është vazhdimisht në kontakt me UDB-ën në Shkup dhe realizimi do të bëhet së bashku me të. (Kjo do të thotë se UDB-a jugosllave ishte vënë në lidhje me organizatën terroriste dhe fundamentaliste “Ideja Myslimane” për t’i spastruar të gjithë shqiptarët e besimit islam në Turqi. Me organizatën manipulonin: L. Kolishevski në Maqedoni dhe H. Mustafa në Kosovë. Në atë drejtim, ajo po ia arrinte qëllimit në shumë regjione shqiptare të Maqedonisë dhe në disa qytete të Kosovës, përmes Hashim Mustafës, pa i harruar fshatrat që duhej të spastroheshin masivisht më 1954 – v. jonë).

Në Drejtoratin e UDB-së në Pejë gjendet në burg Uzeir Zhara, jurist i diplomuar, shtetas yni. Ai ishte dënuar në Slloveni për shkak të kalimit të kufirit në formë ilegale, me katër muaj. Drejtorati ka kërkuar prej UDB-së së Sllovenisë që t’i zgjerojë hetimet ndaj tij. Më 1941 Uzeiri është sjellë si i zënë rob në Gjermani. Pastaj i njëjti ka refuzuar që si shqiptar i zënë rob gjatë luftës të kthehet në vend, edhe pse për atë ka pasur mundësi. Ai deri në fund të luftës ka mbetur në Gjermani. Gjatë asaj kohe ishte shoqëruar me disa oficerë amerikanë dhe anglezë. Pas mbarimit të luftës ka shkuar në Turqi, pasiqë atje i kishte shkuar tërë familja. Madje, ai ka deklaruar se një djalë e ka si sekretar gjeneral të Kryetarit të Republikës turke, ndërsa tjetrin drejtor gjeneral të hekurudhave. Uzeiri ka deklaruar se këta njerëz gjatë luftës kanë intervenuar te Fon Papeni, që ai t’i fitojë disa privilegje gjatë qëndrimit si i zënë rob.

Para dy viteve e gjysëm Uzeiri ka vendosur që të vijë në Kosovë edhe pse këndej pari nuk e ka askend. Para një kohe e ka kërkuar pasaportën që të shpërngulet në Turqi. Ndërsa, ndërkohë për shkak se nuk i është lëshuar pasaporta ka tentuar që të arratiset. Ai me vete i kishte sjellë dy emigrantë shqiptarë: Marash Kolën dhe Gjelosh Ukshinin, gjithashtu intelektualë. Së këndejmi, këta të dy kishin tentuar të arratisën por më pastaj Uzeiri i kishte garantuar ata që ai kishte mundësi legale për t’i transferuar në Perëndim. Atyre u kishte thënë se mjafton të shkojnë deri në Austri dhe pastaj do të gjejnë lidhje me qëndrat angleze. Uzeiri u kishte folur emigrantëve se është në kontakt me ambasadën agleze në Turqi, deri sa ishte atje. Hetimet ndaj tij janë në vazhdim.

SHËRBIMI INFORMATIV JUGOSLLAV SHFRYTËZON ÇDO SHANS PËR T’I SHPËRNGULUR SHQIPTARËT NË TURQI

Seksioni i UDB-së për qytetin e Sarajevës këto ditë i ka dërguar Drejtoratit të UDB-së për Kosovë ekstraktin për raportin e një bashkëpunëtori prej të cilit shihet se në vendin tonë dëshirojnë kthim prej Turqisë 100 emigrantë. Ndërsa, prej Italisë dëshirojnë të kthehen në Kosovë 30 emigrantë, kryesisht shqiptarë të Kosovës, të cilët para çlirimit kanë ikur në Turqi. Në krye të këtyre njerëzve gjendet Ali Aliu, vëlla i Sasivar Aliut, i cili si bashkëpunëtor i gjermanëve e ka luajtur rolin kryesor në Kosovë kundër depërtimit të partizanëve serbë në këtë anë. I njëjti pastaj ka vdekur në emigracion. Vetë Aliu nuk ka bërë kurrfarë krimi dhe mendojmë se kthimi duhet për t’u mundësuar. Për këtë, duhet të mirremi vesh me shokët e Drejtoratit të koordinimit në Sektorin VII për punë të jashtme.

MAFIA NUK I PENGONTE UDB-së, EDHE PSE SULMOHEJ…

Drejtorati i UDB-ës për Kosovë, përkatësisht përfaqësuesi i UDB-së për Dragash ka ardhur deri te disa sinjale se në Beograd gjendet njëfarë ëmbëltoreje ku punon njëfarë Mexheti, i cili me disa persona prej Kosove po iu përgatit pasaporta njerëzve që të shkojnë në Turqi. I njëjti atë profesion e kryen me para të mëdha, duke i plaçkitur shumë persona. Prandaj drojmë se do ta komprometojë procesin e filluar. Përfaqësia lidhur me punën e Mexhetit do t’i tubojë të gjitha të dhënat dhe materialet në formë të raportit dhe do t’ia dërgojë Drejtoratit adekuat.

Unë kam ardhur këtu në Beograd deri te të dhënat se Mexheti është i lidhur me disa shfercerë grekë, i cili në bashkëpunim me ata jo vetëm që mirret me shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, por njëherit ai merret edhe me distribuimin e kokainës, e cila në shkallë legale “vidhet” prej disa dërmarrjeve tona dhe këta kontrabandistë atë mall (kokainën) e shesin në Turqi, Trieste dhe në Greqi. Kur të fitohet materiali prej Dragashi, kur të vërtetohen të dhënat nga Beogradi, kundër kësaj kontrabande që mirret me shitjen e drogës ato para të shfrytëzohen për dërgimin e shqiptarëve në Turqi, vetëm atëherë do të ndërmarrë masa adekuate. (Lidhur me atë që u tha, shihet qartë se qarqet jugosllave e kishin vënë në binarë tërë makinerinë për spastrimin e territorit të Kosovës dhe Maqedonisë prej shqiptarëve fatmjerë. Në veprim pra ishte futur UDB-a, droga, dhuna, terrorizmi ndërkombëtar, si dhe liferantet e shumtë që punonin për firmat e feve dhe të shteteve. Spastrimi i shqiptarëve ishte bërë moto kryesore e pushtetit, e Ministrisë së punëve të jashtme, gjeneralshtabit, sikurse në kohën e Jugosllavisë mbretërore – v. jonë).

Në fund, vërej se një pjesë të madhe të terrenit e kam vizituar së bashku me shokun Bogdan Kostiq dhe me disa çështje, posaçërisht në lidhje me emigracionin shqiptar, kemi ardhur deri te përfundimet e përbashkëta, do të përfundoj më 14.XI.1953 Sava Lazareviq, punëtor i lartë i sigurimit shtetëror të Jugosllavisë (UDB-së).

Deri më 1956 çështja e “allbanecëve” të Shqipërisë në Jugosllavi do të zgjidhet asisoji duke i larguar gati të gjithë në Perëndim. Por qarqet politike jugosllave, të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Ushtrisë, Planin (1949) për sjelljen e 300.000 emigrantëve prej Shqipërie në Jugosllavi do ta aktivizojnë më 1981 se kinse të gjithë ata që “kishin ardhur”, atëherë (1950-1956), jugosllavët të kenë të drejtë për t’i përzënë përtej Bjeshkëve të Nemuna, kuptohet me dhunë. Se asaj dhune do t’i nënshtrohen mbi 300.000 shqiptarë të Kosovës për t’u shpërngulur në Perëndim, Serbia zyrtare më 1953, as në andërr nuk e ka parë.

Sido që të mirret, pa u paluar rrafsh me tokë, tërë arsenali i dhunës serbe që e kishin krijuar të dy ish-Jugosllavitë kundër shqiptarëve, qetësi në Kosovë nuk do të ketë për askend: shqiptarët nuk do të kenë qetësi prej pushtetit, ndërsa serbët prej vetveti. Ç’është e vërteta, dhuna e projektuar kundër kombit tjetër në të shumtën e rasteve politikave referuese dhe popujve që i kultivojnë u kthehen si bumerang. Të shpresojmë se urtia shqiptare në Kosovë do të fitojë në dobi të të gjithëve. /Përgatitur nga: Hakif BAJRAMI/Telegrafi/

Loading...