Kulturë

Dokumentari “CIA për Kosovën”, ja shumë të vërteta (VIDEO)

cia

Emisioni Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, është tashmë emisioni më i shikuar shqiptar i këtij zhanri; si në matjet televizive ashtu edhe në rrjetet sociale.

Pjesa e parë e dokumentarit “CIA për Kosovën” për pak ditë është shikuar plotë 100 mijë herë në kanalin tonë në Youtube. Pjesa e dytë është akoma më interesante, pasi që publikohen për herë të parë dokumente të inteligjencës amerikane për Kosovën.

Sonte, në pjesën e dytë të këtij dokumentari, do të fokusohemi tek ripushtimi i Kosovës nga jugosllavët, gjendja e mjerueshme e shqiptarëve në këtë kohë dhe luftën e komunizmit kundër fesë islame dhe asaj katolike dhe favorizimin e hapur të ortodoksizmit.

Një kapitull i veçantë i këtyre dokumenteve i kushtohet edhe përpjekës së serbëve – sigurisht me ndihmën e komunistëve tonë – që t’i dërgonin shqiptarët në shkolla turke me qëllim për t’i asimiluar ata.

Emisioni Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, është prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini.

Klikoni në videon e mëposhtme për ta parë të plotë dokumentarin.

To Top