Diplomatët serb po deklarojnë se Grenada e ka tërhequr njohjen e Kosovës. Por këto deklarata menjëherë u demantuan nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kosovë. Këta të fundit thanë, se këto lajme janë thjeshtë gënjeshtra dhe propagandë e rrejshme e autoriteteve nga Serbia.

E Grenada kishte njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013, për një ditë me Libinë. Lajmin e kishte bërë të ditur nga Nju Jorku, Hashim Thaçi, atë kohë Kryeministër i Kosovës.

Në dokumentin të cilin e posedon Mistria e Punëve të Jashtme e Kosovës shihet qartë njohja që Grenada i ka bërë Kosovës.

Serbia prej kohës kur Kosova ka shpallur pavarësinë ka nisur një fushatë propaganduese për të treguar se shtete të ndryshme po tërheqin njohjet. Mirëpo, në të Drejtën Ndërkombëtare s’ekziston praktika e tërheqjes së njohjeve përveç nëse i ngrijnë raportet diplomatike.

Prej kohës kur ka nisur diskutimi për ndryshim e korrigjim kufijsh, Serbia ka intensifikuar këtë fushatë duke dhënë lajme se disa shtete kanë tërhequr njohjen, derisa pas një kohe këto informata i kanë demantuar shtetet përkatëse.

Image
Loading...