Doli nga shtypi, libri i radhës i publicistit Iljasa Saliu. Në rrjetin social, Facebook, ai shkruan:

“Përfaqësuesit e popullit, ngutshëm do ta shkruajnë të kaluarën e tyre, jo ashtu siç në të vërtetë ndodhi, por ashtu siç kishin ëndërruar para se ta merrnin besimin e popullit, duke e skalitur së tepërmi edhe ëndrrën. Prandaj, është e udhës që duke u mbështetur në të kaluarën dhe të sotmen e tyre, ngadalë t’ia shkruajmë të ardhmen.

Fundja, edhe nëse nuk ia qëllojmë qind për qind, sigurisht se të ardhmen do t’ia shkruajmë më saktë krahas të kaluarës që do ta shkruajnë vet apo do t’ia shkruajë ndonjë oborrtar “intelektual” i pushtetit. Meqë ata përmes fjalëve dhe veprave na treguan se çfarë mbollën, atëherë e udhës është që t’i tregojmë se çfarë do të korrin. Tjetër gjë është nëse në ndërkohë bëhet tërmet i fuqishëm apo ndodhin vërshime shkatërruese, katastrofa natyrore këto që shumë afërmendsh mund të ndodhin, sidomos kur merr parasysh apogjeun e padrejtësive dhe mëkateve në një shoqëri si kjo e jona. Fundja, përmes kësaj qasje, do t’i japim këshilla dhe porosi të qarta edhe atyre që ende nuk e kanë marr mbi supet e tyre amanetin e popullit. Do t’ia shfaqim përmes pikturës së fjalëve, veten si pleq, duke shpresuar që të paktën në të sotmen të mos dalldisen keq dhe të mos vetëmashtrohen thellë me bukuritë e tyre, aq sa bukurinë ta përdorin si vlerë të vetme. Pikërisht thelbin e këtyre gjërave në mënyrë artistike e kam paraqitur në romanin tim të posabotuar, “Lumëbardhi i gjyshes””./LAJM/

13718766_1422426704440758_8155439040651664027_n-492x330

Loading...