Adelina Halitjaha ka një nga Instagramet më artistike ndër artistët tanë.

Aktorja, e cila për publikun është bërë e njohur me rolin e Donës në serialin shumë të shikuar kosovar, Schengen Visa, është edhe një artiste shumë fotogjene.

Nëse hyni në profilin e Adelinës në Instagram, do të shihni një nga profilet më të kuruara me fotografi secila më profesionale se tjetra, shkruan Gazeta Express.

Aktorja, e cila në serial ka një rol mjaft interesant ku shfaqet si një femër e fuqishme dhe kohë pas kohe e egër, në pozat që ka bërë për fotografët si Arbër Elezi e Fioralba Kryemadhi shihet si një zonjë shumë elegante.

Megjithatë, tash Adelinën do ta shohim me emrin ‘Barbikë’ në këtë seri e që me të vërtetë i shkon shumë edhe në jetën reale nëse shikojmë fotografitë që ka realizuar. /Gazeta Express/

 

Loading...