Të gjithë mendojnë që fëmija i tyre është më inteligjenti, më i shkathëti, më i bukuri, sepse këtë duan prindërit për të vegjlit e tyre.

Por sipas Shoqatës Kombëtare për Fëmijët e Talentuar, janë të paktën 11 shenja të zgjuarsisë që shfaqen mes moshës 2-4 vjeç dhe që tregojnë se shanset janë shumë të mëdha që fëmija mund të bëhet gjeni kur të rritet.

1. Ka kujtesë shumë të mirë.
2. Fillon të flasë me herët se fëmijët e tjerë dhe ka një fjalor shumë të pasur. Fëmijët fillojnë të thonë fjalët e para kur janë 15 muajsh. Ndërsa fëmijët e talentuar fillojnë të formojnë fjali, fraza dhe metafora shumë më herët se fëmijët e tjerë të të njëjtës moshë.
3. Bën shumë pyetje.
4. Eshtë shumë i vëmendshëm në atë që thoni.
5. Shpreh interesim për aktivitete të ndryshme. I pëlqen muzika. Do të përdorë pajisjet elektronike. Pëlqen të luajë me lodra.
6. Ose priret të fokusohet vetëm tek një fushë. Kontrollon nëpër libra foto me dinozaurët.
7. Është idealist, por shfaq edhe një shenjë arsyetimi që në moshë të vogël.
8. I pëlqen t’i lexojnë të tjerët librat ose t’i tregojnë përralla.
9. Është plot me imagjinatë. Ka raste kur fëmijët krijojnë edhe shokë imagjinarë
10. Është energjikë.
11. Pjesa më e mirë: Ka një sens humori të paparë. Nëse fëmija juaj 2 vjeç bën shaka dhe përpiqet t’ju bëjë të qeshni, është një tjetër shenjë e të ardhmes së tij të talentuar.

Loading...