Abdulla Mehmedi
Kur do ta kuptojnë elitat politike dhe intelektuale maqedonase se vetëm shqiptarët i kanë aleatë të sinqertë në betejën e tyre për ruajtjen e identitetit dhe qenies së tyre të kërcënuar nga qarqet shoviniste të shteteve të tjera fqinje?! Dora që ta heq litarin nga fyti, nuk pritet, o të mjerë! Nesër mund të jetë tepër vonë!

Pa rregullimin me kushtetutë të statusit juridik-kushtetues dhe politik të shqiptarëve si popull shtetformues dhe pa gjuhën shqipe zyrtare, Maqedonia Veriore mund të jetë gjithçka; edhe shtet në hije, edhe koloni e huaj, edhe shtet i dytë serb ose bullgar, edhe Zonë ekonomike e Greqisë, por jo edhe shtet stabil, sovran, i lirë dhe i pavarur, me perspektivë evropiane dhe evroatlantike!

Ky status i natyrshëm i shqiptarëve autoktonë, nuk e rrezikon integritetin territorial, as sovranitetin, as e ndan shtetin, as e kërcënon identitetin e popullit maqedonas, por vetëm e forcon dhe garanton të ardhmen e Maqedonisë Veriore si shtet!

Loading...