Aktuale

Dorëheqja e Ismailit, Aleanca drejt bashkimit

aleanca-640x331

Pas zhvillimeve të brendshme në partinë Uniteti lidhur me largimin e sekretarit të përgjithshëm, Muhamed Ismaili, nënkryetari i këtij subjekti, Zulfi Adili thotë se ka debat rreth shkrirjes së tri partive, Unitetit, LR PDSH-së dhe RDK-së së Vesel Memedit në një subjekt të ri, Aleanca për Shqiptare, transmeton Alsat-M.

Derisa nuk ka vendime të tilla nga organet e subjekteve që janë pjesë e Aleancës, tani për tani do të jetë kështu. Por ideja si ide është gjallë dhe jemi në konsultim e sipër me të gjitha strukturat e partive politike, në këtë rast flas për Unitetin po besoj se edhe subjektet tjera që janë pjesë e Aleancës – deklaroi Zulfi Adili, Uniteti.

Por, Vesel Memedi nga RDK-ja mohon një mundësi të tillë. Një prononcim për Alsat, Memedi tha se pohimet për shkrirjen e tre partive janë shpifje, dhe se kjo çështje sipas tij asnjëherë nuk ka qenë temë diskutimi e as që do të jetë ndonjëherë.

Elmir Sejfullai nga LR PDSH-ja nuk ka përgjigje konkrete nëse mund të pritet shkrirja e partive, pasi sipas tij, kjo është çështje e brendshme e partive në veçanti ashtu siç janë edhe dorëheqjet apo shkarkimet e antarëve të saj.

To Top