Gjithsej 318 amandamante janë dorëzuar të propozim­rezolutës për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, të cilën muajin e kaluar e përgatiti dhe prezantoi para Komitetit për punë të jashtme të PE­së (AFET) raportuesi Ivo Vajgëll, njofton korrespondenti i MIA-­s nga Brukseli.

Siç tanimë është praktikë e rregullt viteve të kaluara, eurodeputetët greko­bullgarë janë prijës të kanonadës së amandamenteve ndaj rezolutës për Maqedoninë dhe ata kanë dorëzuar pothuajse dy të tretën nga vërejtjet e tekstit të parë të përgatitur nga Vajgëll.

Nga kërkesa për fshirje të tërësishme të termeve “Republika e Maqedonisë”, “Maqedonia”, mbiemrit “maqedonas”, që në propozim­rezolutë shumë herë është e pranishme, madje përmes dënimit për krizën politike dhe marrje të rekomandimit për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pranim të 100.000 bullgarëve në Maqedoni, kremtim të përbashkët të ngjarjeve historike me Bullgarinë etj.

E gjithë kjo është përfshirë në brendësinë e reagimeve ndaj amandamenteve të grekëve dhe bullgarëve në Europarlament për rezolutën që PE muajin e ardhshëm duhet ta miratojë në bazë të progres­raportit të vitit të kaluar të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë. Fillimisht, eurodeputetët grekë Sofija Sakorafa, Manolis Kefalojanis dhe Marija Spiraki në amandamentet 11 dhe 12 kërkojnë që të tërësisht të hiqet pjesa se “PE-­ja e ka parasysh aktvendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për zbatim të Marrëveshjes kohore nga 13 shtatori i vitit 1995”, edhe pse paraprakisht vetë Sakorafa kërkon që të futet në Rezolutë se “PE-­ja e merr parasysh edhe Marrëveshjes kohore nga 13 shtatorit të vitit 1995”.

Madje, kështu, eurodeputetët nga Partia Popullore Evropiane, Eduard Kukan, Kristian Dan Preda dhe Tune Kelam (faqe 3 dhe 4) insistojnë që në kokën e tekstit për Maqedoninë të qëndrojë se “Europarlamenti e konfirmon përkushtueshmërinë e tij të sinqertë të procesit të inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë në BE”, si dhe se “PE-­ja shpreh përkushtueshmëri të fuqishme për integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE”.

Loading...