Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviç, tani lider i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, thotë se vendi i tij e ka humbur Kosovën dhe Vuçiçi po paraqet qëndrime reale në lidhje me këtë temë.

“Vuçiç na e kujton me kujdes, pasi e di edhe ai se Kosova është e humbur, kjo është një luftë që ne e kemi nënshkruar, pra nuk ka shtet të Serbisë në Kosovë. Vendosi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë se ky vendim nuk është në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Drashkoviç thotë se referendumi për Kosovën duhet shmangur.

“Unë mendoj se kjo duhet të shmanget, pasi njerëzit nuk e dinë aspak, pra nuk i njohin faktet. Pra njerëzit mendojnë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë”, theksoi Drashkoviç.

Loading...