Opinione

DREJTËSI NGA E CILA VARET EGZISTENCA E IRJM-së…

komandant-sokoli-640x364-640x364-105090-696x396

Gjykimi që vazhdon nga viti 2015,kundër Grupit të Kumanovës, është njëri ndër Gjykimit,më të rëndsishme që ka pasur, ndonjëhere shteti i IRJM-së,prej kohës së Pavarsimit të saj,nga ish RSFJ-ja,Gjykim me shumë pikëpytje,dhe shumë përgjigjëje.Deri më tani procedurat,kundër Grupit të Kumanovës,ishin Procedura fashisoide,duke filluar nga gardianët,përcjellsit deri në gjykatë,Prokurori dhe Trupi Gjykues,të gjithë ishin Fashisoid,të cilët me tortura edhe në Bodrumet e Gjykatoreve,me salla të vogla,qëllimin e kishin,që të mos ketë hapësira për pjesëmarrje të familjarëve të burgosurve.

Gjatë këtyre viteve,ndodhën shum zhvillime,në jetën Politike të shtetit të IRJM-së.Zgjedhjet Parlamentare u mbajtën,partia e parë prapë fitoi VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit,por jo sa për të formuar Instuticionet e shtetit,Bashkësia Ndërkombëtare,SHBA-së ishin të interesuara,që të formohen Instuticionet e shtetit nga LSDM-ja e Zoran Zaevit,në koalicion me disa Parti Shqipëtare, Bashkësia Ndërkombëtare,përdori faktorin Shqipëri,me të cilën Partitë Shqipëtare,nënshkruan një platëformë,që më pastaj t’ju hapet rruga krijimit të Instuticioneve të shtetit.Ishte pikrisht VMRO-DPMNE-ja me partnerët e saj në krye me liderin Nikolla Gruevskin,që bën Puçin në Parlament,ku u tentua të vritej deputeti dhe kryetari i APSH-rë z.Zijadin Sela,si dhe disa deputet sllavo-maqedonas,mbas zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit nga radhët e BDI-së,z.Talat Xhaferit.

Tani më që,Instuticionet e shtetit jan krijuar,funksionojn normalisht,pa pengesa nga Opozita,VMRO-DPMNE-ja me liderin (Amnistuar) Nikolla Gruevskin.Këto Instuticione të reja të shtetit të IRJM-së,kan për Obligim të punojn,në bazë të premtimeve,që edhe për rastin e Grupit të Kumanovës,të mirret Drejtësia e duhur,të lirohen të gjithë këta djemë,t’ju kthehen familjeve të tyre,shoqëris dhe Atdheut.Kurse duhet hetuar, zbuluar,gjykuar dhe denuar të gjithë akteret, e këtyre skenarëve ogurzi,që sollën situaten deri tek Luftimet,që familjarët të humbin ma të dashurit e tyre,në të dy anët,si nga pala shqipëtare ashtu edhe nga pala sllavo-maqedonase.Pra ky pushtet duhet të drejtohet rreth ndjekjes së Kriminelëve dhe Terroristëve të vërtet,që akoma jan nëpër pozita shtetërore.

Kryetari i shtetit,Kryetari i Parlamentit,Kryeministri i Qeverisë,kryetari i Opozitës Nikolla Gruevski dhe BDI-së Ali Ahmeti,kan në duar të tyre përgjegjësin,për egzistencën e shtetit të IRJM-së.Shteti mundet të egzistoj,vetëm me Lirimin e të gjithë Shqipëtarve nga burgu,që jan denuar,me Procese të Montuara Politike. Andaj Lirimi i djemve nga Grupi i Kumanovës,do të sjellë,stabilitet dhe procese integruese në BE-në dhe NATO-në.Në rast të gjykimit,të Grupit të Kumanovës, përgjegjës për trazira dhe Luftë,jeni vetë ju të lartëshenuar,sepse Shqipëtaret frigën ka kohë që e kan flakur nga vetja,prandaj nuk do të lejojm ma,që djemtë tan të vuajn nëpër burgjet sllavo-maqedonase.Këta djemë kan familje,shoqëri, miqasi e mbi të gjitha kan me vete të gjithë ata Shqipëtar,që në venat e tyre,kan gjakun e pastër si të Adem Jasharit,gjakun e Kastriotit.

Prandaj është momenti i fundit të Reflektoni,që djemtë e Grupit të Kumanovës të Lirohen sa më shpejtë,sikurse të gjithë të burgosurit tjerë,që mbahen akoma padrejtësisht,me Procese të Montuara Politike,ka ardhur Koha e Shqipëtarve,më nuk durojm Robërin,por punojm në vazhdimësi për të drejtat tona e Liri.

ZOGJTE E SHQIPES – https://www.facebook.com/Zogjt%C3%AB-e-Shqip%C3%ABs-409358379403931/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top