Programi raketor dhe bërthamor i Koresë së Veriut nuk është i projektuar vetëm për vetëmbrojtje, por edhe për të frikësuar. Deklarata është është nga Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, në një aktivitet të organizuar nga instituti ‘American Enterprise’.

Duke iu përgjigjur pyetjeve, Drejtori i CIA tha se dikur ne kishim armik Jugosllavinë, pra një shtet, ndërsa sot armiqtë tanë janë grupe terroriste si Al Kaeda, Hamas etj.

Ai shtoi se CIA beson se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të përdorte armët bërthamore jo vetëm për të ruajtur pushtetin, por edhe si kërcënim për ribashkimin e Gadishullit të ndarë të Koresë nën regjimin e tij autokratik.

Pompeo shtoi se Pheniani është më pak se një vit larg rrezikimit të amerikanëve dhe tha se lëvizja tjetër e dukshme e vendit do të ishte zhvillimi i aftësive për të hedhur raketa të shumta në të njëjtën kohë.

“Hapi i ardhshëm logjik do të ishte zhvillimi i një teknologjie që është e aftë të lëshojë jo vetëm një raketë ose të shërbej si një demonstrim force, por për të hedhur raketa të shumta në të njëjtën kohë”, tha ai.

Drejtori i CIA-s theksoi Presidenti amerikan Donald Trump është i përqendruar në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për krizën e Koresë së Veriut, por CIA po punon për t’i dhënë atij një sërë alternativash të tjera.

Koreja e Veriut ka zhvilluar në mënyrë agresive programet e saj të armëve bërthamore dhe balistike në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare.

Loading...