Gjatë një interviste të zgjeruar për mediat serbe, drejtori i përgjthshëm i Crvena zvezdës së Beogradit, Zvezdan Terzic ka deklaruar se nuk do të mund të imagjinonte që ndonjë futbollistë shqiptarë të luante për Crvena zvezdën.

“Nuk ka të bëjë me qëndrimin tim personal ndaj futbollistëe shqiptarë. Jam I bindur se ai nuk do të kishte pasur ambient të mirë për stërvitje dhe punë. Crvena zvezda ishte dhe mbetet klub serb, ndërsa Partizani ishte klub jugosllav. Ne nuk mund ti ndryshojmë disa rregulla. Personalisht nuk do të kasha mundur të imagjinojë ndonjë shqiptarë të luante për Crvena zvezdën”, tha drejtori i përgjithshëm i klubit serb, Terzic./lajm

Loading...