Drejtori i përgjithshëm i Zvezdës së Beogradit, Terzic: ja si duhet të sillemi me Shaqirin në Beograd

Crvena Zvezda e Beogradit do të përballet me Liverpoolin e Xherdan Shaqirit në Ligën e kampionëve europian. Drejtori i përgjithshëm i skuadrës serbe, Zvezdan Terzic, në një intervistë të zgjeruar për mediat serbe I është përgjigjur edhe pyetjes rreth provokimeve të mundshme të Shaqirit në ndeshjen me të kuqtë në Marakana të Beogradit.

“Nuk besoj! Mendoj se ai do të jetë nën presion të madh psikologjik sepse e di se ku vjen. E di se Crvena zvezda është simbol I Serbisë, ndërsa do të luaj në Marakanën e nxehtë. Nuk e di nëse do të vijë bile. Nëse vjen do të bëhet edhe më i vogël kokrra e grurit. Dyshoj se do të vij. Normalisht, si klub futbolli patjetër duhet ta presim njësoj cdo rival tonin. Nuk duhet të merremi me të kaluarën dhe historinë. Crvena zvezda duhet patjetër ta ndjejë se Shaqiri ka ardhur të luaj futboll. Detyra jonë është ta mbrojmë nga situata të padëshiruara. Të jemi nikoqirë të mirë!”, tha Terzic.

Bashkë me Zvezdën dhe Liverpoolin në të njëjtin grup janë edhe Napoli e PSG./lajm

Loading...