Funksionarë të BDI-së janë ankuar se Drejtori i Agjencisë për Rrugët mundohet t’i përvetësojë të gjitha meritat për vete, për çdo rrugë që ndërtohet. Ata thonë se Kitanov sillet me arrogancë, duke u thënë se ata nuk kanë nevojë të mbajnë fjalime ose të japin deklarata gjatë promovimit të rrugëve që asfaltohen.

“Kitanov po mundohet të ja mbyllë gojën edhe Bujar Osmanit. Të gjitha meritat po mundohet t’i marrë për vete. I pengojnë funksionarët e BDI-së që të paraqiten në promovimin e rrugëve. Harron se këto janë projekte të qeverisë, por mundohet të sillet si ai të jetë vetë qeveria”, kanë shkruar disa mediume maqedonase.

Loading...