Drenusha 26-vjeçare ka nevojë për ndihmën tonë (FOTO)

Drenushë Demaj është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë të enëve të gjakut, të quajtur “Epithelioid Hemangioendothelioma”, e cila ia ka dëmtuar rëndë mëlçinë dhe kërkon trajtim emergjent.

Por, kostoja e trajtimit të kësaj sëmundjeje kap shumën prej 250 mijë eurosh, e cila është e papërballueshme për familjen.

Drenusha do ta fillojë në Turqi betejën e saj kundër kësaj sëmundjeje nga data 27 gusht.

Çdo kontribut i juaj është një shpresë e madhe për familjen Demaj, prandaj të gjithë ju që keni mundësi t’i dilni në ndihmë, më poshtë i gjeni informatat e llogarisë bankare ku mund të bëhet deponimi i të hollave.

 

Image
Loading...