Tre shqiptarë dhe një shtetas italian janë arrestuar nga policia për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe vrasje të mbetur në tentativë. Ata u arrestuan në Romë dhe policia sekuestroi një sasi prej 9 kilogramë marijuanë, një pistoletë, municione të ndryshme, dy makina dhe dokumente të falsifikuara.

Vlera e të gjitha sendeve e objekteve të sekuestruara shkon në rreth 300 mijë Euro, thotë policia italiane. Sa i përket të arrestuarve, tre shqiptarët dhe italiani janë të gjithë të njohur për autoritetet vendase.

Njëri prej shqiptarëve të arrestuar ishte në kërkim nga policia për një ngjarje kriminale të ndodhur nëntorin e kaluar, për të cilën akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Ai ishte duke planifikuar që të largohej në Shqipëri, ndërkohë që identiteti i tij dhe i bashkëpunëtorëve nuk është bërë i ditur.

Loading...