Drogë në shkollë, ndiqen penalisht 2 nxënës

Në qytetin e Shkodrës, dy nxënës të shkollës 9-vjeçare “Ndoc Mazi” po ndiqen penalisht në gjendje të lirë, pasi u zbuluan nga personeli i shkollës se kishin lëndë narkotike.

Sipas policisë, dy nxënësit me inicialet L. P., 14 vjeç dhe E. S., 15 vjeç, të dy me banim në Shkodër, mbanin në dorë një qese celefoni me kanabis, me një sasi të vogël prej 1 gram.

Menjëherë, personeli i shkollës njoftoi policinë e cila nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj tyre. Lënda narkotike ishte siguruar nga 15-vjeçari, ku gjatë kontrollit në banesën e tij në Shkodër policia gjeti edhe 1.4 gram kanabis.

Loading...