Drullovic:Ibraimi duhet ta bëjë dallimin në ekip

Kundër Spanjës, Maqedonia e filloi ndeshjen eliminatore pa Agim Ibraimin. Trajneri Ljubinko Drullovic ishte i pakënaqur me angazhimin e lojtarit shqiptar në Luksemburg dhe kishte vendosur ti lë në mesin e rezervistëve.

“Nuk isha i kënaqur me Agim Ibraimin dhe Aleksandar Trajkovski. Ata janë profesionist serioz, por nuk isha I kënaqur nga forma e tyre. Ibraimi duhet të bëj dallimin në ekip. Të gjithë lojtarët duhet ta kuptojnë se unë i marrë vendimet. Ajo që nuk ishin në formacionin e parë nuk është ndonjë dënim, por vetëm për shkak të formës momentale”, tha Drullovic lidhur me mungesën e Ibraimit dhe Trajkovskit në ekip. /lajm/

Legjenda: Muarem, Ibraimi dhe Alioski (d)

Loading...