Dua Lipa do të përkrah referendumin me një koncert të madh në Shkup?

Në prag mbajtjes së referendumit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe hyrjes në NATO në një koncert të madh në Shkup vjen këngëtarja shumë e njohur me origjinë nga Kosova Dua Lipa. Burime nga Skopje Info flasin se mega koncerti nuk është konfirmuar zyrtarisht por negociatat janë në fund përcjell Fakte.
Ngjarja është planifikuar të mbahet pak ditë para referendumit, dhe si nikoqirë të Dua Lipës do të jetë një shqiptare që merr pjesë në qeveri, mëson Skopje Info nga burimet e veta.
Njëra nga pop-këngëtaret më të njohura në botë Dua Lipa do të performon në Shkup, si shenjë e mbështetjes për Maqedoninë në rrugën e saj drejt ndryshimit të emrit dhe integrimin Euro-Atlantik. Fondet për koncertin do të sigurohen nga Diaspora Shqiptare.

Loading...