Dua Lipa vazhdon të jetë në fokus të mediave rozë.
Ajo tash e sa kohë ka filluar turneun e saj anembanë botës, performancat e së cilës janë të mahnitshme, shkruan lajmi net.

Së fundmi, përmes rrjeteve sociale ajo ka vendosur të ndajë me ndjekësit disa video dhe fotografi gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork.

“Pak snapa dhe video prej djehit! Faleminderit vmagazine që më keni sërish për t’i parë fansat e mi në Nju Jork! Të dua shumë!! Puthje dhe dëshiroj të ju shoh sërish”, ka shkruar ajo.

E në këto imazhe ajo çka tërheq vëmendje padyshim se është fustani i saj të cilin e ka veshur pa të brendshme./Lajmi.net/

Loading...