Me gjithë se nuk do të jetë pjesë e kremtes së një dekade shtet të Kosovës, këngëtarja e mirënjohur Dua Lipa nuk ka harruar t`i urojë bashkatdhetarët e saj në ditën e pavarësisë.

Ajo ka thënë se është krenare që është shqiptare. Dua Lipa në urimin e saj ka zbuluar edhe një sekret duke thënë se “shihemi këtë vit”.  “Urime t’gjithve 10 vjetorin e pavarësisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë përvjetorë së bashku. Kaloni sa ma mirë në këto dite të festës. Jomë shumë krenare që jomë Shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit ❤❤ ————————— Happy 10th birthday Kosova! I hope we spend many many more anniversaries together. Have the best time on these wonderful days of celebration. I am so proud to be Albanian. I love you. See you later in the year ❤❤ #KOSOVA10″, ka shkruar Lipa në rrjetet sociale.

Loading...