Duhet të ndryshojë edhe ligji për përdorimin e flamurit, jo vetëm ligji i gjuhëve

Ejup Berisha

Me miratimin e ligjit për përparimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive tjera etnike në shtet dikush deshti të sinjalizojë se do të rrumbullaksohet zbatimi i Marrëveshjes korrnizë të Ohrit.Në rregull duke u nisur nga parimet liberal demokratike gjithkush ka të drejtë të mendojë dhe të thotë cfar të dojë por në baze të teorise së realitetit pra atë që ne e njohim si realitet objektiv mund lirisht ta pranojmë konstatimin se Marrveshja e Ohrit nuk do të rrumbullaksohet por se e njëjta deri tani fatkeqsisht u zbatua dhe po zbatohet mbrapsht. Konsideroj se Marrveshja e Ohrit ishte një mundesi e mirë që të ndalej konflikti i armatosur i vitit 2001 dhe se me të u përcaktuan disa parime dhe rregulla se si duhet të arrihet barazia e shqiptarëve me maqedonasit por jo edhe një mundësi për arritjen e barazisë reale dhe faktike mes këtyre dy bashkesive më të mëdha etnike në shtetin tone. Miratimi i vetëm një kornize të vetme politike nuk është tregues se është ngritur një realitet i ri e më ndryshe politik në Republikën e Maqedonisë. Për të ndertuar një realitet të tillë korniza që në rastin konkret është Marrëveshja e Ohrit duhet të plotesohet edhe me më shumë marrëveshje tjera. Me tre tulla te hedhura në një dokument me dy fletë i njohur si Marreveshje paqësore nuk ka as kushte e as mundësi që të sigurohet barazi mes maqedonasve dhe shqiptarëve, apo nuk ka gjasa që të ngritet dhe zhvillohet shtet i qëndrueshem dhe i fortë i përbashkët ku do të vendoset barazi e plotë mes bashkësive të ndryshme etnike. Dokumenti i përbërë vetëm prej tre shtyllave apo objektivaave ka mbetur vetëm një kornizë shumë e zbrazur apo e paplotësuar e cila nuk paraqet kurfar forme e lere më të ketë ndonjë përmbajtje të rëndësishme. Konsideroj se nëse në të nuk shtohet numri marreveshjeve tjera me garanci konkrete për zbatim, korniza nuk ka kurrfar rëndësie sepse me të nuk arrihen qëllimet e parashtruara. Prandaj përpos tre shtyllave kryesore Marrëveshja e Ohrit duhet të plotesohet me më shumë marreveshje të tjera që do ta plotesonin kornizën dhe do ta bënin shtetin subjekt të fortë dhe të qendrueshëm bashkjetese dhe respekti te ndersjellë mes bashkësive etnike. Nuk mund të ngritni asgjë në shpejtësi pa e perforcuar mire bazën apo themelin e një projekti sepse çdo gjë e ngritur shpejtë mund të rrënohet si një kulle prej letre dhe atë nga vetvetja si rezultat i ndonjë dridhje fare të vogël. Pra Marreveshja Kornizë e Ohrit nuk duhet të konsiderohet e rrumbullaksuar sa i përket zbatimit nëse ajo nuk plotësohet me marrëveshje shtesë si psh me kompleksin e te drejtave dhe lirive tjera individuale dhe kolektive njerëzore që i njohin shtetet Demokratike. Barazi e plotë nuk është vetem të folurit shqip, valëvitja e flamurit dhe punësimi, por është gjithashtu edhe njohja dhe pranimi i një serie të drejtave dhe lirive të tjera që duhet ti njihen një kolektiviteti kombëtar që në bazë të Kushtetutës njihet si bashkësi e caktuar etnike. Kam edhe një verejtje kur jemi te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit: Pyes se pse zbatimi i marrveshjes kornizë filloj mbrapsht. Pra kur jemi te kjo çështje marrëveshja duhej të filloj të zbatohet nga shtylla e tretë apo me krijimin e mirbesimit mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Kjo mendoj se do të ishte hedhja e themelit më të mirë e më të fortë për Zbatimin e saj si bazë e mire dhe shumë e shëndoshë për ngritjen dhe zhvillmin e shtetit të përbashkët pas armiqsisë së shkurtër në vitin 2001. Kur do të arrihej ky objektiv mendoj se do të kishte qenë më lehtë që të eliminoheshin të gjitha tendencat dhe aktivitetet për bllokimin e zbatimit të marrëveshjes në fjalë, apo për pengimin e miratimit dhe zbatimit te zgjidhjeve që dolën gjat 17 viteve të egzistimit të Marrveshjes kornizë të Ohrit. Pse a më thotë kush se çfar u arrit para më shumë vitesh kur u miratuan ligjet si ai që u quajt si ligj për zyrtarizimin e gjuhës shqipe apo edhe ai për përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare. Përgjigja pra është asgjë këto zgjidhje nuk u respektuan aspak nga asnjë individ maqedonas si dhe nga institucionet dhe organet e shumta shtetërore publike që udhëhiqeshin nga maqedonasit. Prandaj edhe ligji për përparimin e përdorimit të gjuhëve e as ai për përdorimin e simboleve kombetare sërish nuk do të arrijnë që te zbatohen po nuk u arrit objektivi që maqedonasit ti pranojnë këto projekte ligjore që dalin si obligime nga Marrëveshja e Ohrit Projektet si ky i zbatimit të Marrveshjes së Ohrit do të zbatohen me sukses vetëm nëse pranohen nga bashkësia etnike maqedonase e kjo smund të arrihet pa arritjen e respektit dhe besimit të ndërsjellë. Prandaj u pa se projektet politike nuk është mire të imponohen me dhunë por duhet të krijohen kushtet që ato të pranohen me dëshirë sepse projektet e imponuara nuk kanë jetgjatësi. Kështu që kush thotë se se me miratimin e ligjit për përparimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive tjera etnike do të rrumbullaksohet procesi i zbatimit të Marrveshjes së Ohrit, është ose naiv ose është duke pare ëndrra syhapur në pike të ditës apo ose këtë e bën me qëllime dhe tendenca të këqija. Po ku mund të zbatohet një marrveshje kur nuk janë realizuar obligimet kryesore të saj. Marrëveshje me mundësi të dobëta zbatimi sado e mire dhe e pranueshme dhe sado zgjidhje perfekte që të ofroj nëse nuk mund të zbatohet nuk ka kurrfar domethënie. Kur jemi te ligji i ri për përdorimin e gjuheve ai tani për tani eshte bllokuar me 35 mije amandamentet e VMRO-DPMNE-se opozitare dhe do të kalojë shumë kohë për tu rimiratuar, pra duhet një kohë bukur e gjatë për ti shqyrtuar këtë numër të konsiderueshëm të amandamenteve të dorëzuara në Kuvendin Republikan. Edhe zgjidhja ligjore për përdorimin e simboleve kombëtare nuk ofron ndonjë satsifakcion për shqiptarët për shkak të cenzusit shumë të lartë që parashihet për mundësinë e përdorimit të tyre, prandaj edhe ky ligj duhet të pësoj ndryshime që të siguroj barabarsi në zbatim që në fund të krijohet mirbesimi mes bashkesive etnike si shtyllë e fundit e që në fakt u desht të jetë shtylla e pare dhe më rëndësishme e zbatimit të Marrveshjes së Ohrit. Pa zbatimin e plotë apo pa materializimin e mirëfillt të këtyre tre shtyllave nuk kemi Marreveshje Kornize te Ohrit të zbatuar si dokument univerzal politik. Por e njëjta do të mbetet Marrveshje e Partive politike me të cilën këto subjekte do ti zgjidhin problemet ashtu si duan dhe si do tu vie më lehtë apo me të cilën ato do ti plotesojnë apetitet e tyre si zgjidhje e pjeseshme dhe gjysmake e jo si zgjidhje të plota dhe të domosdoshme për stabilitetin dhe sigurinë por edhe për zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë.

 

Loading...