Duka i del krah Panuçit: Humbja s’është tragjedi

Presidenti i FSHF, nëpërmjet një reagimi në Instagram, ka komentuar rezultatet e skuadrës, si dhe punën e trajnerit Panuçi, pas dy ndeshjeve të para në Ligën e Kombeve. Duka shprehet se nuk duhet bërë tragjedi humbja ndaj Skocisë, dhe tashmë i duhet dhënë kohë Panuçit për të bërë ndryshimet e duhura në skuadër.

POSTIMI I PLOTË

 

Sapo kemi nisur një turne të ri, dhe kemi bërë dy ndeshjet e para. Kemi marrë tre pikë dhe pësuam humbjen e parë të hënë në mbrëmje në Gllasgou. Nje humbje nuk duhet trajtuar si nje tragjedi. Kemi patur mundësitë tona atë mbrëmje që nuk i shfrytëzuam, ashtu sikurse edhe difektet tona që jam i bindur që trajneri i ka tashmë pikë referimi.

 

Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një transfertë e vështirë në Izrael. Të gjithë ne duhet ti japim kohën e mjaftueshme trajnerit për të bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër.

 

Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat jane normale per nje skuader kur ajo humbet. Por kur këto behen per interesa jo sportive, nuk i sherbejne askujt.

 

Unë mirëkuptoj cdo shqetësim të tifozëve tanë apo cdo artikulim mediatik por njëherësh i ftoj që këtë situatë jo të mirë ta shndërrojnë duke shpenzuar energji pozitive për kombëtaren tonë.

Loading...