Duke lexuar me kënaqësi nga krijimtaria e autores Zejnepe Alili Rexhepi

RRAHIM GANIU

Mënyra vepruese e mendimit krijues në cilën sferë qoftë, e ajo është polivalente e shtrirë, ose epiqendra e shpirtit krijues është diçka me vlerë që dashuron, që ndërton diçka, shpirti i njeriut të afërt që sjellë diçka të re të bukur a të madhërishme. Më duket se zjarri i brendshëm i autores përqendrohet ta sfidon të keqen të shëmtuarën për ta vënë në dukje të mirën, etiken, dashurinë e vërtetë. E bukura si kategori estetike elementare është qasje dhe vlerë kryesore lirike e artistike e autores, bile edhe filozofike ekzistenciale me plotë kuptimin e fjalës që e përcjellin mendime të thella racionale po edhe dallgë emocionesh të forta; të zërit të shqetësuar poetik, në prozë apo në shkencë. Ndërkaq, gjatë leximit të veprave të autores Zejnepe, lexuesi i kujdesshëm do të kuptoj se forca e krijimtarisë së saj të prezantuara në shumë libra shkakton kënaqësi nga prezenca e kujdesit për çdo fjalë për çdo tërësi krijuese autentike e kjo sikur këtu krijojnë një ekstazë metafizike dhe librat veprat marrin një hov vërtetë që e karakterizon një nivel i lartë estetiko- artistik. Krijuesja Zejnepe është përfshirë në orbitën krijuese me një qasje autentike origjinale të saj, ka koncepcion e koncepte të caktuara arti ose shkence, formë dhe stilin e saj autentik Zejnepjan. Në këtë mënyrë znj. Zejenepe ka arritur të themelojë një tip specifik të shkrimeve shumë cilësorë artistikisht. Të gjithë këtë punë të suksesshme e bënë një autore të shumë librave nga shumë sfera, një autore me vullnet të çeliktë me një përsiatje me refleksione të thella krijuese. Unë nga zemra i dëshiroj suksese në vazhdimësi në të gjitha sferat ku është përqëndruar përsiatja e saj, polidimenzialisht kreative. Unë shumë pak thash për një autore me kaq kapacitet të madh krijues. Me siguri Ka edhe shumë e shumë pët tu thënë.

Loading...