Duke rrahur tiganët, gratë kundërshtojnë qeverisjen në vend (Video)

Në Bulawayo të Zimbabvesë, qindra gra kanë dalë në rrugë, për të protestuar kundër qeverisë.

Ato kanë mbajtur në dorë nga një tigan, të cilin e kanë rrahur me një mjet të fortë.

Në këtë formë, ato kanë treguar se tiganët iu kanë mbetur të zbrazët, sepse nuk po kanë ushqim për të vënë në to, dhe kanë mbetur të uritur.

Me anë të këtij marshi, po kërkohet largimi i presidentit Robert Mugabe, që si pasojë e qeverisjes së tij, vendi ka hyrë në krizë ekonomike, ndërsa populli po vuan nga uria, transmeton Info.gjithcka.

“Këta tiganë i kemi marrë dhe po i rrahim. Më nuk na nevojiten në shtëpi, sepse nuk po kemi çfarë të fusim në këto enë”, ka thënë Thokozani Khupe, nënkryetare e ‘Lëvizjes Demokratike për Ndryshim’.

Të veshura me rrobe të kuqe, gratë kanë vazhduar me rrahjen enëve për zierje, ndërsa kanë kënduar dhe thirrur parulla kundër diktatorit Mugabe.

Loading...