DUMA: Bedredini foli në telefon me shefin, pastaj votoi për prishjen e votimit në Strumicë

sh-anëtarja e KSHZ së, Violeta Duma e cila ka qenë në një përbërje me Bedredin Ibrahimin, shpjegoi situatën kur është votuar për vendvotimin 1727 në Strumicë.

Duma kujtoi se ajo ka qenë e ulur afër Bedredinit. Fillimisht siç shpjegoi Duma, Ibrahimi ka diskutuar në një vijë me të, pra duke kundërshtuar prishjen e këtij vendvotimi pas nuk kishte bazë, por pasi që kishte marrë një telefonatë nga shefi, ai më nuk kishte marrë fjalën dhe kishte votuar për anulimin e atij vendvotimi, edhe pse nuk kishte patur bazë.

“Unë pata vlerësuar se nuk ka bazë për ankesën pasi nuk kishte dallime në numrin e votave ose personave që kanë votuar, me numrin e fletave të votimit. Por, as në procesverbalin e Komisionit nuk shkruante asnjë vërejtje. Bedredin Ibrahimi ishte në një vijë me mua. Mendonte se nuk ka bazë për ankesën. Pastëj atij i bëri zile telefoni, dhe me sa e mbaj mend më pati thënë se po e kërkon shefi. Nuk e kuptoja se çfarë po flet pasi fliste në shqip”, i tha Duma gjykatës teksa po i bënte pyetje prokurorja Fatime Fetai nga Prokuroria Speciale.

I akuzuari Bedredin Ibrahimi poashtu po i bën pyetje Dumas, duke dashur ta diskreditojë pasi ka qenë e propozuar nga LSDM për anëtare.

E pyeti se kush eka propozuar për anëtare dhe sa ankesa gjithsej ka pasur lidhur me atë vendvotim.

Por, Ibrahimi pyeti edhe nëse është praktikë normale që të përdoret telefoni gjatë seancave të KSHZ- së.

Ndërkohë, gjatë gjykimit për rastin Titanik2 u ndal rryma. Në momentin që gjykatësi Ognen Stavrev dha një pauzë prej 15 minutash, salla e madhe e gjykatës u errësua dhe filluan edhe shakatë se gjykata e ka gjetur kohën e përshtatshme për të dhënë pauzë dhe kështu i përzë njerëzit jashtë.

Pauza u dha pas mosmarrëveshjeve mes Bedredin Ibrahimit dhe Fatime Fetait për atë se kur ka mundësi mbrojtja që të bëjë pyetje.

Ibrahimi insistonte që të bëjë pyetje në të njëjtën kohë me prokurorinë, por Fetai ia kujtoi që Ligji për Procedurë Penale fillimisht obligon prokurorinë t’i nxjerrë provat e saj, dhe më pas vjen radha e mbrojtjes.

Loading...