Durrës, Arrestohet 28-vjeçari në port, u kap më 10 kg kanabis të fshehur në kroskot

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar 10 kilogram kanabis sativa në port dhe ka arrestuar në flagrancë 28 vjeçarin Besnik Doçi.

Sipas policisë “gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Ford me targa AA 298 KH, në brendësi të kroskotit  dhe të parakolpit, i’u gjetën  dhe i’u sekuetruan në cilësinë e provës materiale 17 pako  të mbeshtjella me qese me peshë 10 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë .

Loading...