Kryetari i partisë polake Jaroslaw Kaczynski, ka bërë thirrje që “Evropa të bëhet superfuqi”, e cila do të ketë armë atomike.Jaroslaw Kaczynski në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, tha se do të ishte mirë që Evropa të bëhet superfuqi me armë bërthamore,  pasi ai tha se për t’u arritur kjo duhet së pari gatishmëri për shpenzime të mëdha, por kjo gatishmëri ende nuk po shihet.

Kjo është një temë tabu që e preku politikani polak dhe pro kësaj votuan një pjesë e vogël e shteteve Evropiane, transmeton lajmi.net.

Kështu, deputeti CDU Roderikut Kizeveter, i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se është e  nevojshme për Evropën të ketë një “mbrojtje parandalues bërthamor”, në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk dua të mbajë mburojën e saj bërthamor.

“Nuk është e habitshme, se si ai erdhi deri të ky debat”, tha Nick Whitney, ish-kreu i Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes. Situata politike ka ndryshuar më shpejtësi – dhe kështu duhet të diskutohet në lidhje me politikën e mbrojtjes.

Ai shtoi se pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja Franca mbetet e vetmja me armë bërthamore, e cila në ndonjë rast urgjent mund të ia “shkëput një këmbë ariu rus”.

Më pas thuhet se në bazë të asaj që ka Rusia, Evropës do t’i duheshin shumë e madhe e mjeteve financiare që të arrinte mbrojtjen e duhur, mirëpo ajo tani për tani vështirë të arrijë t’i mbulojë.

Gjithashtu, qytetarët evropian e kundërshtojnë një armatosje të tillë.

Mirëpo ekspertët e tjerë besojnë se nuk duhet të ngjalle ky debat, pasi është pikërisht debati që mund të qoj deri të lufta, pasi tani për tani nuk ka ndonjë rrezik të tillë.

Loading...