DW: Zgjedhjet e reja do ta ndalonin “aksionin e artë” të BDI-së

Zgjedhjet e reja do të barazojnë rezultatin në bllokun maqedonas, ndërsa BDI do të shënojë rënie në atë shqiptar, tregoi anketa e “M-prospekt”. Nga BDI thonë se vendimet do t’i krijojnë nëpërmjet rezultateve të fituara nga anketa zgjedhore, shkruan DW, transmeton Zhurnal.

Nëse mbahen zgjedhje të reja VMRO-DPMNE dhe LSDM do të jenë pothuajse të barabarta, por edhe BDI do të barazohet me partitë tjera në bllokun shqiptar, treguan rezultatet nga anketa më e re e agjencisë “M-prospekt” me porosi të Tv Telma dhe Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar.

Sipas rezultateve, për VMRO-DPMNE do të votonin 23,3 % e qytetarëve, për LSDM-në 23%, për Besën 3,5 %, për BDI 3,3 %, Aleanca për Shqiptarët 1,5 %, ndërsa për PDSH 2,2 %.

Partitë zyrtarisht po përmbahen nga një koment në hetimin e fundit të mendimit publik, e bërë në mënyrë telefonike nga 4 deri më 10 shkurt, në shembullin e reprezantuar nga 1000 testues. Një pjesë thonë se ende nuk kanë shikuar dhe analizuar rezultatet, ndërsa të tjerë se “kanë anketa të tyre”.

Disa burime nga BDI, parti e cila me rezultatin zgjedhor dhe renditjes së forcave e ka “mundësinë e artë” për formim të qeverisë, thonë se për ta më me rëndësi është anketa zgjedhore. Për këtë, në periudhën sensitive të bisedimeve për qeveri të re do të udhëhiqen nga analiza personale, me qëllim që asgjë të mos interpretohet si një sugjerim anësor në lidhje me vendimin e partisë.

“Anketa e fundit dhe ndoshta më e madhja u mbajt më 11 dhjetor dhe BDI më së shumti është e dedikuar në analizën e atyre rezultateve. Gjithsesi se nuk do t’i injorojmë dhe këto anketa në këtë periudhë, por këto nuk janë me rëndësi. Një periudhë të gjatë jemi të dedikuar në një debat të brendshëm të thellë e cila përfshin më tepër çështje se sa ato që hetojnë mendimin publik. Nuk ekziston aspekt të cilin nuk e shikojmë dhe nuk e analizojmë më detajisht. Disponimin e votuesve e pamë në zgjedhje, dhe gjithashtu e ndjekim nëpërmjet takimeve dhe bisedimeve dhe vendimi ynë do të bazohet veçanërisht në analizat e përgjithshme për të gjitha çështjet kyçe dhe aspekte”, thonë nga BDI.
Nga partia nuk duan të komentojnë “çfarë dhe kur do të ndodhë”, gjegjësisht vallë mu ky taktizim me vendimin, do të ndikojë në BDI që të humb primatin e partisë së parë në bllokun shqiptar, në zgjedhjet e reja eventuale. Veçanërisht, që nga sot do të meren me analizën e “materialeve të shkruara” që i morën nga LSDM për temat kyçe të bisedimeve, me vërejtje se kjo është vetëm “faza fillestare”. Kjo do të thotë se edhe më tej duhet kohë për një vendim të mirë dhe jo të shpejtë, siç kanë potencuar shumë herë deri më sot nga partia. Lideri i partisë Ali Ahmeti, të njëjtën e theksoi edhe në takimin e mbrëmshëm me ambasadorin francez në Maqedoni, Kristijan Timonie. Më pas është ankuar edhe nga një “presion medial”.

“Ahmeti theksoi se ky presion iracional dhe preferencial po përpiqet të krijojë tema të pa qena për organet e partisë për ndonjë ndarje të mundshme mes krahëve të ndryshme edhe kjo bëhet me qëllim të dobësimit të BDI-së”, thuhet në deklaratën e partisë.

Duke sqaruar se vendimi i BDI-së duhet të sigurojë stabilitet, siguri dhe partneritet mes bashkisë ndërkombëtare, Ahmeti edhe njëherë potencoi se BDI nuk po ngutet me vendimin.

“Ahmeti e njoftoi ambasadorin francez se ne nuk ngutemi, por duam të sigurojmë se pritshmëritë e qytetarëve do të përmbushen, së bashku me shikimin dhe zbardhjen e rasteve të dyshuara si “Monstrum”, “Sopot”, “Kumanova” dhe përgjimet. Për këto në BDI po bëhet një debat i gjerë, argumentiv dhe kontruktiv, duke përfshirë dhe përfaqësuesit e shoqërisë qytetare dhe akademike, deklaruan nga partia pas takimit me Timonie.
Saktësisht për pritshmëritë për PSP-në, anketa e fundit jep indikator të qartë se si është qëndrimi i qytetarëve. Në pyetjen se a është e nevojshme që të vazhdohet periudha e PSP-së që të mund të ngrejë padi, 62,8% e të anketuarve kanë thënë që duhet, kundër kanë qenë 28,8%, ndërsa vetëm 8 përqind nuk kanë patur përgjigje për këtë pyetje. Në lidhje me pyetjen se cila do të ishte vendimi më i duhur për formim të qeverisë, 30,2 % kanë deklaruar se një qeveri e zgjeruar do të ishte vendimi më i duhur për zgjidhjet e krizës, 27,3 përqind konsiderojnë se qeverinë e ardhshme duhet ta formojë LSDM-ja, ndërsa 23,5 përqind thonë se qeverinë e ardhshme do të duhej të formojë VMRO-DPMNE. Tek partitë shqiptare ka dallim të madh për opsionin që LSDM të formojë qeveri. Nga BDI për këtë opsion kanë votuar 42,2 përqind ndërsa me VMRO-në kanë votuar 24,2 përqind. Për qeveri me LSDM-në mbi 40% kanë votuar edhe mbështetësit e Besës dhe PDSH-së, ndërsa kjo përqndje më e madhe është tek Aleanca për Shqiptarët me 93,3 përqind.

Hetimi tregon se pjesë më e madhe e qytetarëve nuk shohin një dalje nga kriza politike me zgjedhje të reja. Shumica ose 56,5 % janë kundër zgjedhjeve të reja, ndërsa 38,6 % do të donin të dalin përsëri në votime.

Loading...