Leotrimi dhe Qëndrimi nga e enjtja, 19 prill konsideroheshin si të zhdukur. Por, Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka njoftuar se me të marrë informacionin kanë filluar hulumtimet me Policinë gjermane.

Fatmirësisht dy fëmijët kosovarë, Qëndrim Nimonaj 11 vjeçar dhe Leotrim Nimonaj 13 vjeçar, që konsideroheshin të zhdukur në Gjermani, janë gjetur.

Lexo edhe: Reagon Ambasada e Kosovës në Gjermani për dy fëmijët e zhdukur

Ndërkohë, Ambasada e Kosovës në Gjermani nuk ka dhënë detaje tjera se ku janë gjetur ata.

Por, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes Facebook-ut, ka falënderuar ambasadorin kosovar në Gjermani, Astrit Zemaj, për punën që ka bërë deri në gjetjen e dy fëmijëve kosovarë.

“E falënderojë shumë Ambasadorin e Kosovës në Berlin zt.Astrit Zemaj i cili pa lodhje qëndroj në krye të detyrës së tij në mënyrë dinjitoze. Ai prej momentit kur mori lajmin për moskthimin në shtëpi ( zhdukjen) e dy fëmijëve, qytetarë të Kosovës, e deri te gjetja e tyre, asnjëherë nuk u ndal, duke i kordinuar punët me institucionet gjermane dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ju përgëzojë Ambasador!”, ka shkruar Pacolli.

Loading...