Dy fotografë shqiptarë sjellin jetën në Idomeni me thirrjen “Hapni kufijtë” (FOTO)

Dy fotografë shqiptarë, Gent Shkullaku i LSA-së , Light Studio Agency dhe Armando Babani i agjencisë EPA prej ditësh ndodhen në Idomeni për të përcjellë përmes fotove jetën e atyre mijëra emigrantëve që jetojnë në çadra dhe kushte tepër të vështira.

“Hapni kufijtë” janë fjalët që janë shkruar në çadrat ku po jetojnë emigrantët.

“Hapni kufijtë” është shprehja që lexohet dhe në sytë e fëmijëve.

Rreth 12.000 refugjatë ndodhen në kampin e Idomenit dhe ende nuk dihet se si do të zgjidhet kjo situate.

 

Loading...