4 C
Skopje
Friday, November 16, 2018
Home Lajme Maqedoni Dy gjimnaziste nga Tetova, më të mirat e maturës shtetërore

Dy gjimnaziste nga Tetova, më të mirat e maturës shtetërore

Gjimnazistet nga Gjimnazi i Tetovës “Kirl Pejcinoviç”, Lejla Rexhepi dhe Erona Bexheti kryesojnë në listën e maturanteve më të suksesshme në provimet eksterne të maturës shtetërore në vitin 2016 në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Rexhepi dhe Bexheti kanë notë mesatare të lartë ndërsa dijeninë e tyre e kanë dëshmuar në këtë provim shtetëror.

Drejtori i Gjimnazit në një deklaratë për Portalb.mk thotë që dy maturantet janë një ndër nxënëset më të mira në këtë shkollë dhe se padyshim që janë krenarë me suksesin e tyre.

“Lajmi është shpërndarë në udhëheqësinë tonë, sigurish që jemi shumë krenarë. Më tej do të shohim çfarë do të ndërmarrim për ti motivuar vajzat” tha për Portalb.mk, Namikqemal Mustafa.

Lajmin e ka konfirmuar Ahmed Qazimi nga Sektori për arsim në Komunën e Tetovës. Ai përmes profilit të tij në Fejsbuk uron nxënëset, mentorët e tyre dhe drejtorinë e Gjimnazit.

Ahmed Qazimi

Pasi që ueb faqja e Qendrës për Provime Shtetërore me ditë të tëra nuk punon, nuk mund të shihet lista e plotë e maturantëve më të suksesshëm për këtë vit. Ndërsa në faqen për Maturë shtetërore është e pamundur të gjesh rezultatet për nxënësit më të mirë, në mënyrë integrale

Drejtoresha e kësaj Qendre, Mirushe Ameti si zakonisht, vazhdon të injorojë cdo tentim për deklaratë nga redaksia jonë, edhe kur bëhet fjalë për çështje që nuk e “kërcënojnë” punën e “suksesshme” të saj në këtë institucion.

Ndryshe, sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore për Provime, nota mesatare për arritjet e maturantëve për këtë vit është 3,42 dhe paraqet notë më të lartë në krahasim me vitin e kaluar shkollor ku suksesi mesatar ishte 3,37.

Loading...