Në magjistralen Gostivar-Tetovë, 50 metra larg nga pagesa rrugore e Gostivarit, makina e tipit  “Golf” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 30-vjeçarja S.D nga Gostivari, mbrëmë rreth orës 11 ka dal nga rruga dhe është përplasur me një gardh të sigurisë metalike, njofton SPB-Tetovë.

Nga goditja shoferja dhe shoqëruesja S.B (25), gjithashtu nga Gostivari, më një autoambulancë janë transferuar në spitalin e Gostivarit, dhe pasi janë ankuar për lëndimet në kokë dhe në gjoks janë transferuar në klinikat e Shkupit për kontrolle shtesë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia dhe kanë bërë inspektimin dhe do të jepen shkaqet dhe arsyet për aksidentin. Si shkak kryesor është nga shpejtësia e pa kontrolluar, dhe dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 60 mijë denarë.

Loading...