Mesimi kyc nga votimi negativ ne UNESCO, eshte se deshtimi do jetë disfatë vetem nese nuk shfrytezohet si mundesi dhe shans per rirreshtim te brendshem te politikes shqiptare. Anash reagimeve, natyrisht emocionale, kunder atyre qe votuan kunder, megjithate numri vendeve qe votuan ne favor te Kosoves, paraqet nje bazament solid dhe me peshe, jo vetem per nga simbolika, aq e dashur per politikanet vendor, por edhe si realitet i cementuar nderkombetar, peshen e se ciles Beogradi zyrtar e kupton shumë më mirë dhe ne shqetesim te heshtur.

Ne raste te ketilla, duhet pasur kujdes nga pergjithësimet akuzuese dhe vulgarizimin e motiveve per votën “pro” apo “kunder’ anetaresimit. Ne vend te shfryerjeve te castit me reperkusione afatgjate apo euforive triumfaliste me efekte afatshkurta, votimi sot duhet shfrytezuar nga aspekti pozitiv, per te reflektuar mbi realitetin sic eshte, e jo sic e kendojme mbi cifteli apo duke pritur vëlimin e gjygymave të cajit. Disfatat nuk mund te jenë disfata per deri sa nga to nxjerrim mesime per te korigjuar qasjen, permiresuar tatktikat dhe persosur strategjine.

Hapi i pare do duhej te bazohet mbi studimin e motiveve per votimin kunder të vendeve te caktuara, qe gjithsesi nuk duhet perkthyer me automatizem emotiv se eshte edhe vote ne favor te Kosoves. Pra, debati mbi rezultantin final te votimit eshte thjesht ushtrim shterpsie dhe kotesie, nese nuk percillet me analize permbajtesore dhe zberthyese te motiveve ne prapavi, te vendosjes kunder anetaresimit te Kosoves ne UNESCO. Por qe – perseris – nuk nenkupton se eshte per se e motivuar nga simpatia ndaj Serbise apo bindjes ne argumentet e diplomacise se saj.

Ne mungesë te informatave me te holesishme – si parakusht per shqyrtim permbajtesor te tere operacionit – per rrjedhen e votimeve, si dhe bazuar mbi eksperiencat e deritanishme, hapi i pare dhe me i lehte, do mund te jet kategorizimi i motiveve separate te vendeve qe dhane voten negative. Natyrisht, ne kete rreshtim nuk perfshijë vendet, si Rusia dhe satelitet e saj Serbine apo Belorusine, per “argumentet dhe motivet” e te cilave nuk ka pse te humbim kohe ne spjegime.

Grupi i pare dhe dominantë eshte ai i vendeve qe vendimin e vet e kan te bazuar mbi interesa puro pragmatike, real-politike dhe interese (politike, ekonomike, ushtarake) egoiste – pa emocione pozitive ndaj Serbise apo emocione negative ndaj Kosoves. Per keto vende motive i votimit bzaohet mbi mundesine per kembim favoresh ne arenen nderkombetare me qellim te perfitimit apo permbushjes te ndonje interesi kombetar. Edhe pse grupi me dominant dhe me katergorik, ky eshte grupi kyq qe mund te sherben si orientir per veprimin e metutjeshem te diplomacies Shqiptare ne vitet e ardhshme. Pjesa dermuese e ktij grupi jan vendet arabe te cilat jo vetem me voten sot por ne menyre konstante deshmojne se perkunder trumpetimit te “vellazerise muslimane”, ne politiken e jashtme nisen nga interesa kombetare dhe afariste, e jo nga solidarizime te imagjinuara fetare. Mesim qe Qeverite Shqiptare ne ardhmeri duhet ta ken parasysh ne casjen ndaj “biznesit te islamit” te cilin (jo vetem) vendet arabe tentojne ta eksportojne si produkt ideologjik mes Shqptareve.

Grupi i dyte eshte grupi qe konsideron mundesine per te mohuar anetaresimin e Kosoves si mundesi oportune qe permes votes kunder te ndeshkon apo poshteron Kosoven si aleate e rivaleve te tyre. Ne kete ekuacion Kosova eshte faktori dytesor, ndersa aleatet e saj jane faktori primar I ndeshimit. Ky eshte grupi me delikat per bashkepunim pasi qe cila do casje ndaj tyre nga ana e diplomacies Shqiptare duhet te insiston ne ruajtjen e kordialitetit diplomatik me vendet e tilla, por pa cenim te interest strategjik vetanak dhe te aleatave. Pjekuria e te qenurit pjese e aleances nenkupton unitet ne fitore dhe unitet ne disfate, dhe kjo patjeter duhet te mbetet boshti alpha et omega e casjes sone diplomatike. Prijes te ketij grupi jan Kina, Brazili, Argjentina, Afrika e Jugut, Meksiko, vendet e Azise Qendrore etj.

Grupi i trete eshte ai i vendeve me ngarkesa politike historike apo te castit, emocione te ligeshta, paragjykime fobike qe determinojne casje te koruptuar jo ndaj Kosoves, por ndaj vete Shqiptareve ne pergjithesi. Qe ne shumten e rasteve kamuflohen me arsyetime te tejdukshme. Si I tille, ky grup eshte pre e lehte e propagandes serbe, jo per shkak te bidhshmerise se argumenteve te prezantuara, por fal perputhshmerise te mentaliteteve fobike dhe shovene apo ngarkesave historike dhe reliteteve politike ne te cilat as Kosova dhe as Shqiptaret nuk kan kontribuar fare – per mire apo per keq. Ne kete drejtim, vota kunder nga vendet si Spanja, Palestina, Slovakia, Greqia, Qiproja nuk mund te konsiderohen me si vota puro diplomatike kunder anetaresimit te Kosoves por si vazhdimsi e nencmimit dhe jomiqesise se vazhdueshme ndaj Shqiptareve ne pergjithesi, si albanofobi qe prek tere kombin – ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni. Ne reathana te tilla, eshte e pakuptimpte dhe absurde qe raporti ndaj tyre te arsyetohet me mirekuptim ndaj arsyetimeve te rrenjshme per raportet e mbrehdshme me pakicat, por duhet konstatuar ajo qe eshte evidente dhe nuk mund te konsiderohet ndryshe perveq se ajo qe eshte – akt jomiqesie i frymezuar nga receptiviteti per sentimentet anti-Shqiptar nga propaganda Serbe nga ana e qeverive te vendeve ne fjale. Qe imponon edhe casje adekuate dhe reciproke te cilen duhet bere transparente si ne rrafshin kombetar, aq me shum edhe ne ate nderkombetare me qellim te anulimit te argumenteve false dhe meskine me te cilat tentojne te mbulojn natyren e vertet te politikave ndaj nesh.

Mesimi i dyte qe duhet nxjerrur nga tere storja UNESCO eshte se ne Balkan vazhdon te sundon rregulla se casja kooperative ndeshkohet, ndersa fryma jokooperative shperblehet. Qe perkunder bindjeve nga bashkesia nderkombetare e ngujuar ne strategjine e ruajtjes se stabilitetit ne kurriz te faktoreve kooperativ, vazhdon te sjell fryte per Serbine qe nuk nguron nga manifestimi I andeshkuar i racizmit shteterore. Dhe ndeshkime ndaj Kosoves dhe Shqiptareve te ven ne pozite te te pafajshmit fajtor qe perjetesisht duhet arsyetuar jo vetem aktet e bera dhe pabera, por vet egzistencen e vet si individ apo komb. Disfata ne Pariz nuk do jet debakl nese udheheqesia e Kosoves nuk e shfrytezon rastin per rrireshtim te tere konceptit shteteror ndaj Beogradit zyrtar, duke filluar nga pafresiht degradimi i negociatave ne form puro protokolare dhe pa substance, drejt riformatimit te raporteve me Serbine duke mos cenuar formen por riformuluar praksen. Ne terme konkrete, tani e tutje casja ndaj “Zaednices” serbe duhet nisur nga bllokimi efektiv, kushtezimi konstruktiv drejt eliminit definitiv ne favor te nivelizimit dhe implementimit te pergjithshem te konceptit qytetar te imponuar nga bashkesia nderkombetare mbi Kosovaret Shqipare, por jo edhe Kosovaret Serb.

Promovimi i paparishikushmerise te politikes Shqiptare ne Kosove, por edhe ne Shqiperi, ndaj Beogradit zyrtar eshte imperativ absolute per rifaktorizim autentik, autonom dhe shperthyes jasht koordintave te tanishme te formuluara dhe imponuara nga politika serbe. Pjeserisht fal dinakerise diplomatike serbe, aq me shum fal epshit fatal vetnenqmues te Shqiptareve qe te te deshmohen, tregohen dhe vleresohen si partner gjithnje konstruktiv, gjithnje kooperativ, gjithnje receptiv. Ne dem te vetes.

Loading...