Recep Tayip Erdogan nuk ka pritur përfundimin e numërimit dhe ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të mbajtura këtë të diel në Turqi. Erdogan ka deklaruar se shumica e votave të numëruara tregojnë se ai e ka fituar garën përballë rivalit të opozitës Muharrem Ince, me 53 kundër 31 për qind të votave

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar zgjedhjeve të sotme parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në këtë vend, tha se: “Lus Allahun që zgjedhjet e 24 qershorit të jenë në dobi për vendin dhe popullit tonë”, raporton Anadolu Agency (AA)

Më tej, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare, Erdoğan tha se, “Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe AK Partisë duke ua besuar shumicën në kuvend”.

“Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje e cila arrin deri në 90 për qind”, deklaroi presidenti turk.

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mesuar se dy milion shqiptare (nga 6 sa jane ne Turqi) kane votuar pro Erdoganit si president. Votuesit shqiptari ishin kreysisht nga Kosova, Maqedonia, por edhe nje numer i madhe (mbi 200 mije nga Serbia) edhe ata me origjine nga Lugina e Presheva te debuar me debuar decenieve te fundit nga Serbia.

Erdogan dhe Turqia konsideorhet perkrahesi me i madh ishptareve ne ballkan gjate dhe pas luftes ne Kosove ne rindeertimin e shtetri te fundit evropian. Erdogan dhe Turqia anetare e NATO-s nje mik i Amerikes, nje mik i Kosoves dhe gardian i shqiptareve ne Ballkan./PJ

Loading...