Dy persona lëndohen në fatkeqësi në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë

Dy persona janë lënduar, prej të cilëve njëri më rëndë në fatkeqësinë e komunikacionit, që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Kumanovë – Kriva Pallankë në afërsi të lagjes Karposh.

Në këtë aksident pjesëmarëse kanë qenë dy makina me targa të Kumanovës.

Sipas MPB Kumanovë, deri tek aksidenti ka ardhur pasi vetura Opel Astra e drejtuar nga kumanovari D.T (1989), e cila ka lëvizur drejt lagjes Karposh e ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka kaluar në drejtim të kundërt duke aksidentuar një furgon që është drejtuar nga 38 vjeçari V.P nga Kumanova, i cili ka lëvizur në drejtim të kundërt.

Loading...