Policia në Britani ka thënë se dy persona janë therur me thikë të premten në një incident në qendër të Londrës, derisa zyrtarët e armatosur kanë shkuar në skenën ku ka ndodhur incidenti, përkatësisht në selinë e Sony Music në Kensington, transmeton Reuters.

Policia e Londrës ka thënë se ata kanë arrestuar një person, dhe se sulmi nuk është duke u trajtuar si terrorist.

“Zyrtarët, duke përfshirë zyrtarë të armatosur dhe shërbimet e ambulancës janë duke ofruar ndihmë”, ka thënë policia.

“Evakuimi është duke ndodhur vetëm si masë parandaluese. Dy persona janë therur me thikë dhe po presim që të kuptojmë gjendjen e tyre”, kanë shtuar zyrtarët policorë.

Loading...