Dy shtetas të Maqedonisë të vdekur në aksidentin e madh në Serbi, a janë shqiptarë?

Shtatë viktima dhe rreth 40 të plagosur është bilanci i një aksidenti zinxhiror që ndodhi rreth orës 07:20 sot në mëngjes përgjatë autostradës Beograd-Nish, në qendër të Jagodinës, raportoi Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Aksidenti përfshiu të dyja anët e autostradës, me 34 automjete dhe kamionë që u përplasën për shkak të mjegullës së dendur.
Në mesin e viktimave janë edhe dy shtetas të Maqedonisë. Nëpër Serbi qarkullojnë edhe shumë shqiptarë të Maqedonisë që jetojnë në Evropën Perëndimore, pranaj edhe dilemma se ata mund të jenë shqiptarë, transmeton Gazeta Lajm.
Në mesin e shtatë të lënduarve të dërguar në spitalin e Jagodinës është edhe një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Veç tij, aty janë dërguar edhe dy serbë, nga një gjerman, grek, turk e polak. Të tjerët janë dërguar në klinika tjera përgjatë vendit, raporton “Tanjug”. Lëvizja e automjeteve është drejtuar nëpër rrugë alternative deri në pastrimin e vendit të ngjarjes.

Loading...