Dy tetovarët Amir Asllani dhe Senad Idrizi, të cilët udhëtuan për në Haxh me biçikleta që u kthyen sot në Maqedoni.

Ata së pari në Aeroportin e Shkupit u pritën nga familjarët dhe të afërmit e tyre, ndërsa më pas edhe në sheshin “Iliria” në Tetovë u organizua pritje solemne për të dy, njofton Telegrafi Maqedoni. Amir Asllani dhe Senad Idrizi pasi arritën me biçikleta në Arabinë Saudite, nga organet e këtij shteti u kthyen në Maqedoni për shkak të mosposedimit të vizave.

Por, disa ditë më pas ata morën vizat dhe kësaj here me aeroplan udhëtuan për në Meke, ku edhe kryen obligimet e tyre fetare.

Dy tetovarët nga Arabia Saudite janë kthyer para haxhinjve tjerë, ndërsa pas disa ditësh pritet të arrijnë edhe ata që kanë shkuar nën organizim të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni.

Loading...