Në rrugën “Gani Mullabazi” në Rahovec, mbrëmë janë arrestuar dy burra si të dyshuar për përfshirje në një përleshje fizike.

Të dy të dyshuarit – vëllezër kanë rrahur vëllanë tjetër të tyre pas një mosmarrëveshjeje që kishte nisur për një pronë, njofton policia, përcjell Klan Kosova.

Viktima ka marrë trajtimin e duhur mjekësorë pas plagëve që i ishin shkaktuar nga dhuna, kurse të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Loading...